Në fokus

December 27, 2019 | 8:07

Në formë gjatë festave

ne-forme1

 

Dihet se gjatë festave të fundvitit, ku tryezat janë të mbushura plot me ushqime të gjithfarëllojshme të gjithë njerëzit bien pre e tundimit e shëndoshen. Më pas, me të mbaruar festimet, vijnë kilogramët. Po si të përgatitemi sa më mirë, në mënyrë që të mos shëndoshemi këto ditë festash? Kemi përzgjedhur disa këshilla që mund t’i vini lehtësisht në praktikë.

Ndryshoni mënyrën e të festuarit

Në këtë periudhë nuk është se do të kaloni 15 festa, por maksimumi 5 ose 6. Ndaj filloni të respektoni bilancin kalorik gjatë ditëve të pushimeve. Për të mos “u dëmtuar”, vendosni që edhe nëse do të festoni vigjiljen e Krishtlindjeve, mos të festoni me ushqime pa fund dhe në të njëjtën mënyrë edhe natën e ndërrimit të viteve dhe anasjelltas. Me pak fjalë, pasi keni festuar dhe keni ngrënë përtej deri në orët e para të mëngjesit gjatë natës së ndërrimit të viteve, mundohuni të moderoni vaktet në 1 apo 2 janar. Nuk është e domosdoshme ta stërmbushni tryezën me gatime. Mjafton të sajoheni me gatimet që mund të kenë mbetur nga një natë më parë.

Large family eating Christmas dinner Image downloaded by John O'Reilly at 12:56 on the 02/12/11

Mos hiqni dorë nga vaktet

Edhe pse do të jenë ditë kur do t’ju dhembë stomaku nga të ngrënët, mos evitoni asnjëherë vaktet normale, sidomos mëngjesin, i cili riaktivizon metabolizmin pas gjumit të natës. Hani pesë vakte në ditë: mëngjes, zemër, drekë, zemër dhe darkë, duke respektuar kaloritë që duhet të merrni gjatë një dite dhe për çdo vakt. Në këtë mënyrë mbani të aktivizuar metabolizmin.

Tregoni kujdes me kaloritë

Të hiqni dorë nga gjeli i detit apo bakllavaja nuk është me detyrim, por është e rëndësishme t’i hani në sasi të moderuar. Studime të ndryshme kanë arritur në përfundimin që konsumi i tepërt i ushqimeve që vështirësojnë procesin e tretjes mund të shkaktojnë luhatje të humorit.

Pini lëngje

Pini shumë ujë ose më mirë akoma, sa më shumë çajra që kanë veprim pastrues, të domosdoshme sidomos për të eliminuar nga organizmi tepricat e toksinave që grumbullohen gjatë ditëve të festave. Nëse dëshironi ta mbroni edhe më shumë organizmin duhet të konsumoni çaj jeshil ose të zi.

Mos hiqni dorë nga qumështi dhe kosi

Qumështi është një ushqyes i pasur me kalcium. Më mirë zgjidhni qumështin e pasterizuar ose krejtësisht të skërmuar. Ndërsa kosi është i pasur me fermentë laktikë, të cilët i japin shumë ndihmë zorrëve.

Çfarë buke duhet të konsumoni?

Është mirë të blini bukën e freskët të furrës, pasi buka e konfeksionuar që shitet në supermarket ka shumë kalori. Përse? Sepse përmban më shumë yndyrna dhe më pak ujë, ndaj është dhe më e lehtë. Edhe kroasanet që shiten në supermarket janë me shumë kalori. Për këtë arsye, blini vetëm në furra buke dhe tregoni kujdes me sasinë. Duke qenë se gatimet kryesore do të jenë me shumë kalori, hani një fetë bukë integrale për mëngjes.

 

Kujdes me frutat e thata

Kini parasysh se arrat, stikat, lajthitë, patatinat, të cilat mund t’ju pëlqejnë shumë dhe që janë në çdo tryezë festash, fshehin shumë kalori dhe nuk ju ngopin, ndaj mos e teproni me konsumimin e tyre.

Sa më pak alkool

E njëjta gjë vlen dhe për pijet alkoolike. Nuk është e ndaluar një gotë verë e mirë në vakt apo një gotë shampanjë për të mirëpritur vitin e ri, por tregoni kujdes të mos e ekzagjeroni, sidomos me pijet e forta.

Mos harroni aktivitetin fizik

Kudo që të jeni, në shtëpi apo me pushime, këto ditë do të keni shumë kohë për veten. Kushtojini një pjesë kohe aktivitetit fizik: ushtrimeve në shtëpi, shëtitjeve, vrapit. E rëndësishme është të lëvizni.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top