Mirëqenie

August 3, 2018 | 13:01

Në formë me ushqim vegjetarian…

Një regjim ushqimor që ka sjellë mjaft debate, mes atyre që e mbështesin dhe e kundërshtojnë. Bëhet fjalë për stilin vegan, që përjashton në mënyrë radikale mishin, peshkun dhe çdo produkt me origjinë shtazore, përfshi dhe vezën, mjaltin dhe laktozën.

Megjithatë duke e përdorur këtë stil ushqimi periodikisht mund të jetë një shtysë për të bërë “reset” regjimin ushqimor dhe për të humbur peshë. Grupi i parë vegjetarian u realizua nga Vegan Society në 1944, me iniciativën e Elsie Shrigley dhe Donald Watson.

Edhe pse bëhet fjalë për një dietë jo të ekuilibruar pasi përjashton mjaft ushqyes, njihet për një sërë të mirash. Duke parë se bota perëndimore tentojnë të abuzojnë me mishin, djathërat dhe yndyrat një dietë vegjetarianë për një ditë apo për një javë mund të jetë mjaft e mirë.

Për shembull, një mëngjes i këtij regjimi mund të jetë një nisje e mirë. Pra, jo një kapuçino dhe briosh por lëngu i një gjysmë limoni me ujë të vakët. Pastron dhe detoksifikon organizmin në mënyrë perfekte. Për drekë një sallatë perimesh, apo perime të pjekura dhe për mesvakt smoothie me vitamina e minerale. Ndërsa për darkë, përveç perimeve kemi dhe bishtajoret, furnizuese të proteinave.

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top