Lifestyle

September 5, 2018 | 9:16

Në formë pa palestër. Tre ushtrime që mund t’i bëni kur udhëtoni

 

Argëtim në aeroport

Ngrihuni, përdorni dorezën e valixhes si një sipërfaqe mbështetëse për presione “taktike”. Mbajeni atë para jush dhe shtypni poshtë një krah në një kohë, sikur të mbyllni dorezën e lëvizshme. Mbajeni presionin për rreth dhjetë sekonda. Përsëriteni 20 herë, pastaj ndryshoni duart. Lëvizja, e padukshme, e bën tricepsin të punojë, duke tonifikuar shpinën e krahut.

Këmbët, pulpat dhe vithet

Qëndroni ulur, vendoseni valixhen para jush si një lloj mbështetëseje. Mbajeni shpinën drejt, peshoni në thembra dhe shtypni poshtë, si të shtypni valixhen. Mbajeni presionin për 10 sekonda,  relaksohuni dhe përsëritni: në këtë mënyrë aktivizoni muskujt e kofshës dhe muskujt e barkut.

Vendqëndrime të mençura

Gjithmonë uluni, shtrini këmbët para jush, duke përdorur një mbështetje (ose karrocë). Kaloni këmbët njëra mbi tjetrën dhe bashkoni gjunjët. Ndërsa lexoni, mendoni dhe ndiheni sikur jeni me pushime, shtrëngoni gjunjët duke shtypur për 10 sekonda, të paktën 20 herë: ky ushtrim do të tonifikojë kofshën e brendshme dhe muskujt e kraharorit. 

 

Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top