Në fokus

September 5, 2018 | 9:42

Pas vdekjes së fëmijës, babai shkruan 10 rregullat që çdo prind duhet t’i dijë

Dashuria për fëmijën është diçka që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Dashuria për fëmijën është diçka e pakushtëzuar, ju filloni ta doni atë pa e parë, vetëm me faktin e thjeshtë të njohjes së një pjese tuajës dhe personit që doni. Ju keni sigurinë që do ta doni ashtu si kurrë nuk keni dashur ndonjë tjetër në jetë. Gjëja më e dhimbshme për një prind është që të vuajë humbjen e një fëmije, është si të vdesësh përbrenda. Për fat të keq, kjo është ajo që ndodhi me Richard Pringle, një baba i dashur që fatkeqësisht humbi djalin e tij Hughie kur ai ishte vetëm 3 vjeç për shkak të një hemorragjie në tru të shkaktuar nga një patologji me të cilën ai lindi.

Kur humbi djalin, babai i tij ndjeu se zemra iu shkatërrua në një mijë copa dhe ai beson se kjo dhimbje nuk do të kalojë kurrë. Pas një viti, ai rrëfen se ka mësuar shumë gjëra që nga vdekja e fëmijës dhe vendosi t’i ndajë me prindërit e tjerë në profilin e tij në Facebook. Ai u kërkoi këtyre prindërve të gëzonin gjithë kohën me fëmijët e tyre, pasi ata janë gjëja më e çmuar që kanë dhe se asgjë nuk zgjat përgjithmonë, pasi vjen koha kur gjithçka përfundon dhe mbeten vetëm kujtimet.

Gëzoni çdo moment me fëmijët tuaj. Pa marrë parasysh se ku je ose çfarë po bën, nëse është ditë ose natë, pavarësisht nëse jeni në punë, në makinën tuaj ose në shtëpi, nuk ka rëndësi se ku jeni, vlerësoni çdo moment të kaluar me fëmijët tuaj dhe shijojini në maksimum.

Mos harroni të përshëndesni fëmijët tuaj çdo ditë dhe çdo natë me një puthje, sepse kurrë nuk e dini kur do të jetë hera e fundit që do ta merrni atë në shtrat ose kur do të jetë puthja e tij e fundit.

Kujtimet mbeten përgjithmonë, pavarësisht se ku je ose çfarë po bën me fëmijët tuaj, fotografoni dhe regjistroni sa më shumë video që mundeni.

Koha nuk ndalet, mos e shpenzoni duke punuar; kushtojuni shumë fëmijëve tuaj, luani me ta, merrini në park, shkoni në kampe, merrni një biçikletë, mësojini gjithçka që mundeni.

Shkruani në një ditar të gjitha ato që bëjnë fëmijët tuaj, gjëra të bukura, gjëra të këqija, fitore, dështime, absolutisht gjithçka. Gruaja ime dhe unë filluam të mbajmë një ditar pas vdekjes së Hughit për të ruajtur kujtimet e tij dhe për të bërë të njëjtën gjë me vëllain e tij, sepse kur të plakemi mund të rilexojmë gjithçka që kemi jetuar në të kaluarën.

Dashuria është e pafundme, nuk ka kufizime, pavarësisht se si e tregoni, ajo do të jetë gjithmonë në zemrën tuaj.

Paraja nuk llogaritet, përkundrazi, mos e humbni kohën, kjo është me të vërtetë e vlefshme! Momente të vogla dhe detaje në afat të gjatë përfundojnë duke qenë kujtimet më të mëdha. Nuk e mbaj mend sa para shpenzova për djalin tim, por mbaj mend gjithçka që bëmë së bashku.

Të ngrihesh në mëngjes dhe të shohësh fëmijët është diçka që duhet të të bëjë të ndihesh shumë me fat, mos e humbisni kohën, hani mëngjes me ta, çojini në shkollë, ndeshje futbolli, shihni një film. Koha nuk ndalet, prandaj kënaquni me fëmijët tuaj; ata një ditë do të shkojnë në universitet, do të martohen dhe do të kenë fëmijët e tyre. Kjo është vlera e vërtetë e jetës.

Këndoni së bashku. Edhe pse mund të duket diçka shumë e thjeshtë, shumë kujtime janë ndërtuar me muzikë. Ka shumë kujtime që vijnë tek unë kur dëgjoj këngë të caktuara, më kujtojnë kur udhëtonim së bashku dhe këndonim këngët tona të preferuara.

Sigurohuni që çdo moment që kaloni me ta të jetë aq i këndshëm, njësoj si të ishte i fundit, pa marrë parasysh se ku jeni ose çfarë po bëni, jeta është shumë e shkurtër për të mos u kënaqur. Qeshni, vraponi, argëtohuni, të kalosh momente të bukura me fëmijët tuaj është diçka për të cilën nuk do të pendoheni asnjëherë.

Një prind bën gjithçka për dashurinë e fëmijës së tij. Dashuria që një prind mund të japë, tejkalon çdo kufi, çdo perceptim, nuk mund të përshkruhet me fjalë. Dashuria e një prindi mund të bëjë gjithçka. Kjo listë e çmuar meriton të njihet nga prindër të tjerë dhe mos harroni të shpenzoni kohë me njerëzit që doni.

 

Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top