Ka nga ato që luftojnë, nga pasiguria ose siguria e tepërt. Kush përpiqet çdo ditë të arrijë atë shkallë përsosmërie të fiksuar në mendje, me guxim pranon se edhe më të mirët mund të bëjnë gabime, herë pas here. Ajo që është e sigurt është se ankthi gjithmonë arrin kulmin kur ne pajtohemi me rolin tonë si nëna.
Ne gjithmonë kemi frikë të bëjmë gabime, sepse gjykimi i të tjerëve është në çdo cep, sepse frika se një ditë, kur fëmijët tanë të rriten mund të mos jenë krenarë për ne, na paralizon. Megjithatë ne të gjithë jemi të bashkuar nga i njëjti mision: të bëjmë gjithçka që është e mundur për të rritur fëmijët tanë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Megjithatë, ekziston një gjë që ende i shpëton shumë nënave: të vegjlit nuk po kërkojnë nëna të përsosura, por të lumtura, ose mjaft të mira, sipas Donald Woods Winnicott. Pediatri dhe psikanalisti britanik prezantoi konceptin e një nëne mjaft të mirë duke e krahasuar atë me atë perfekte. Sipas Winnicott një nënë është e papërsosur, por jo më pak e aftë të kujdeset për fëmijët e saj. Në të vërtetë, është pikërisht spontaniteti i saj, autentik dhe unik, dhe gjithashtu i përbërë nga gabime, që e lejon fëmijën të rritet në mënyrë të shëndetshme dhe konkrete.
Sipas profilit të përshkruar nga pediatri dhe psikanalisti britanik, ajo për të cilën kanë nevojë fëmijët është prania e një prindi i cili është në gjendje të rritet dhe rizbulojë veten së bashku me fëmijën e tij. Një grua që përqafon ndryshimet natyrore dhe të pashmangshme të mëmësisë, megjithëse me frikë, të cilat ajo është në gjendje t’i përballojë me dashuri, së bashku me fëmijën.
Ajo kujdeset për të, e merr për dore dhe i tregon botës dhe, përsëri, sintonizohet me të për ta kuptuar dhe për të kënaqur nevojat e tij. Është nëna që bëhet e vogël dhe identifikohet në një botë të panjohur me kreativitetin. Natyrisht, teoritë e Winnicot janë gjithashtu të zbatueshme edhe për baballarët. Në fakt, nuk ka asnjë manual që mëson se si të bëheni prindër të përsosur dhe madje edhe nëse do të kishte, ndoshta kjo nuk do t’i bënte fëmijët të lumtur. Për të qenë prindër mjaft të mirë duhet të pranoni frikën dhe shqetësimet, lodhjen dhe momentet e krizës, sepse ato janë të pashmangshme dhe të natyrshme.
Të bësh gabime është njerëzore, gjithashtu edhe për nënat dhe baballarët. Mënyra se si i qaseni gabimeve është ajo që bën diferencën.
Burimi / https://dilei.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.