Në fokus

May 5, 2018 | 8:02

Në stres për provimet? Teknika e Feynman do t’ju ndihmojë të mësoni më shpejt

Ndoshta keni vënë re se nuk jeni më në gjendje të përparoni me studimet. Mund të ndodhë që të jeni duke menduar se përse ritmi juaj i të mësuarit është kaq i ngadalshëm apo që jeni kaq i dëshpëruar pas përpjekjeve të ndryshme për të mësuar përmendësh një koncept.

Ruajtja e informacionit në mendje ndonjëherë nuk është shumë e thjeshtë. Për t’ju ndihmuar në këtë aspekt, ju propozojmë teknikën Feynman, një strategji e thjeshtë dhe efektive për të fituar njohuri të reja në mënyrë të shpejtë dhe më të thellë.

“Nuk ke kuptuar asgjë derisa nuk je në gjendje t’ia shpjegosh gjyshes tënde”. Albert Einstein

richard-feynman-e1523885734734

Kush ishte Richard Feynman?

Richard Feynman ishte një fizikan teorik amerikan, i njohur për punën e tij në formulimin përmes integrimit në shtigjet e mekanikës kuantike, për teorinë e elektrodinamikës kuantike dhe fizikës së superfluiditetit të heliumit të lëngët të mbinxehur, si dhe për modelin e grimcave në fizikën e grimcave.

Për kontributet e tij në zhvillimin elektrodinamik kuantistik, Feynman së bashku me Julian Schwinger mori në Sin-Itiro Tomonaga çmimim Nobel në fizikë në 1965. Ndërkaq, sipas një kërkese në 1999 të revistës britanike “Physics World”, të 130 kërkimeve fizike cituar nga e gjithë bota, Feynman rihyri ndër dhjetë fizikanët më të rëndësishëm të të gjitha kohërave.

Nuk e di se çfarë nuk shkon me njerëzit: nuk mësojnë nga të kuptuarit; mësojnë në mënyra të tjera – mekanikisht ose aty për aty. Njohuria e tyre është aq e brishtë”. Richard Feyman

Ku konsiston teknika e Feynman?

Teknika e Feynman është shpjeguar nga biografi i tij James Gleick në librin “Gjeniu: jeta dhe shkenca e Richard Feynman”. Duke përdorur këtë teknikë, çdo person mund të përftojë dije të reja në mënyrë efikase nga sa bën. Në fakt, është edhe një mjet i fuqishëm studimi për t’u përgatitur për çfarëdolloj provimi.

Atë që nuk mund ta krijoj, nuk kam për ta kuptuar kurrë”. Richard Feynman

James Gleick rrëfen se si Feynman hapi fletoren e tij të re dhe shkroi diçka në kopertinë: “Fletorja e gjërave që ende nuk i di”. Feynman po riorganizonte njohuritë e tij. Dhe fakti është se fizikani gjithmonë u përpoq të arrinte në thelbin e secilës lëndë që studioi. Ai donte të përcaktonte në fletoren e tij të gjitha shpjegimet e atyre koncepteve që do të shfaqeshin në kërkimet e tij.

Ndoshta mund të mendojmë se mund të bëhet e njëjta gjë me një mik. Do të kishte të bënte me rrëfimin ndaj gjithçkaje që kemi mësuar, me qëllim që ta mësojmë përmendësh dhe ta kuptojmë më mirë, siç e shpjegojmë. Megjithatë, nuk kemi gjithmonë një mik në dispozicion, kaq të vendosur dhe të durueshëm. Për këtë arsye, Feynman zhvilloi një teknikë e cila nuk është gjë tjetër veçse një variant shumë i efektshëm: të mësuarit duke shpjeguar.

teknika-feymanIdea thelbësore e kësaj teknike konsiston në leximin aktivisht të materialit të studimit, për të kërkuar më pas të shpjeguarit si mënyrë më e thjeshtë, sikur i drejtohemi një fëmije apo një personi me më pak njohuri mbi këtë temë.

Ky lloj i të mësuarit vlerësohet si një metodologji aktive, sepse, duke shpjeguar materialin që po studiojmë, duhet të përdorim një gjuhë tjetër dhe strategji të ndryshme. Në këtë mënyrë, do të jetë shumë më e lehtë të vësh re gabimet dhe të mësosh më mirë.

Nëse arrin t’ua shpjegosh personave të afërt, nuk do ta meritoje çmimin Nobel”. Richard Feynman

teknika-feyman-shkrim

4 hapat e teknikës Feynman

Hapi i parë

Për të filluar, duhet të merrni një copë letër dhe të shkruani me zë emrin e konceptit që po studioni. Për shembull, nëse po studiojmë teoremën e Pitagorës, duhet ta shkruajmë në krye të fletës.

Hapi i dytë

Sapo të keni shkruar konceptin, duhet ta përshkruani me fjalë të thjeshta, sikur t’ia shpjegonim një personi tjetër. Nëse vazhdojmë me shembullin e teoremës së Pitagorës, duhet të shkruajmë diçka të tillë: “Në një trekëndësh të drejtë, katrori i hipotenuzës është i barabartë me shumën e katrorëve të kateteve”.

Hapi i tretë

Konsiston në atë që kemi shkruar me qëllim identifikimin e pjesëve që nuk janë shpjeguar në mënyrë të përkryer, që janë konfuze ose që nuk janë të shkruara mirë. Për këtë, ne mund të kthehemi në shënimet tona ose edhe të kërkojmë informacion të ri për të. Është gjithashtu e dobishme të japësh shembuj që përforcojnë njohuritë.

 “Mëso të zgjidhësh të gjitha problemet që janë zgjidhur”. Richard Feynman

Hapi i katërt

Hapi i fundit konsiston në bërjen e një rishikimi të fundit të asaj që keni shkruar. Kështu, nëse kemi përdorur një gjuhë shumë komplekse, mund ta rishkruajmë tekstin për ta bërë atë më të thjeshtë dhe më të kuptueshëm. Gjëja e rëndësishme është të sigurohemi që fjalimi mund të kuptohet nga kushdo.

Nëse edhe pasi keni ndjekur këto hapa, shpjegimi nuk rezulton akoma bindës, mund të mos jetë kuptuar siç duhet. Atëherë? Nisjani nga fillimi!

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi /lamenteemeravigliosa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top