Në fokus

May 5, 2018 | 8:04

Higjiena mendore: sjelljet për një jetë më të mirë!

Po sikur të mësojmë të kujdesemi për mendjen tonën, në të njëjtën mënyrë si trupi? Higjiena mendore është një strategji jetësore me të cilën është e mundur të gjendemi në një harmoni më të madhe me mjedisin rreth nesh. Nënkupton ushtrimin e muskujve të vetëvlerësimit, tejkalimin e rezistencës ndaj apatisë, kalimin në një ekuilibër më të madh me emocionet dhe mësimin se si të vendosni filtra të përshtatshëm në kontekstin social në të cilin jetojmë.

higjiena-mendore

Jemi të vetëdijshëm se në ditët e sotme, nevoja për “kujdesin” e mendjes po bëhet gjithnjë e më popullore. Pa dyshim, po flasim për strategji si Mindfulness (shëndeti mendor) apo edhe Wellness (mirëqenies). Secila prej tyre, duke filluar nga origjina dhe disiplina, kanë të njëjtin qëllim: të krijojnë një ekuilibër më të madh mes mendjes dhe trupit për të siguruar jo vetëm mirëqenien tonë, por edhe një ndjenjë kontrolli më të madh mbi jetën tonë.

 “Një mbështetje e madhe bëhet një ditë e madhe, që bëhet një muaj i madh, që bëhet një vit i madh dhe që bëhet një jetë e mrekullueshme”. Mandy Hale, shkrimtare

Nëse kemi filluar të vëmë në zbatim disa prej këtyre praktikave, apo jo, ia vlen të marrim parasysh disa aspekte të thjeshta. Mirëqenia psikologjike i përgjigjet para së gjithash një serie zakonesh dhe strategjish që secili individ duhet të mësojë të zhvillojë sipas karakteristikave që ka. Një gjë e tillë kërkon para së gjithash vullnet, pak kreativitet dhe qëndrueshmëri.

wellness-valley-845x602Higjiena mendore për këtë arsye, është një detyrë shumë e veçantë, ku të gjithë duhet të mësojnë se si të freskojnë, shërojnë dhe oksigjenojnë skenarët e tyre mendorë. Nga ana tjetër, dhe jo më pak e rëndësishme, nuk duhet të harrojmë se jemi pjesë e një skenari fizik dhe social dhe se, edhe kontekstet në të cilat lëvizim ndikojnë në balancën tonë.

Higjiena mendore kërkon një qasje holistike, duke ditur se si të jetë prioritet, të fokusohet, dhe të filtrojë çdo stimul që vjen tek ne për të jetuar me harmoninë më të madhe. Pra, le të shohim një sërë strategjish.
KËSHILLA PËR HIGJIENËN MENDORE

1.Mësoni të njihni shkëndijën para se të bëhet flakë

Pjesa më e madhe e përvojës sonë emocionale fillon me “shkëndijat”, nga breshëri të vogla të ndjenjave negative që rrëzohen në tru. Këto shkarkime lindin nga mosmarrëveshjet me mjedisin rrethues: Një koment që nuk na pëlqen, por që nuk e nxjerrim jashtë; një propozim me të cilin ne nuk pajtohemi, por që ne e pranojmë; një situatë që duhet ta zgjidhim, por që ne të shtyjmë e me radhë.

Shkëndijat e vogla të akumuluara, njëra pas tjetrës, përfundojnë duke krijuar një flakë. Mendja privohet nga burimet dhe në fund e gjejmë veten “të djegur”, të lodhur në çdo kuptim. Pra, një strategji e parë në të cilën duhet të investojmë kohë dhe energji është njohja e këtyre “nxitjeve”. Këta stimuj na shqetësojnë dhe ne duhet t’i menaxhojmë sa më shpejt që të jetë e mundur. Mos e lini për nesër shqetësimin që ju ndodh sot.
2.Prioritete të qarta, vendime më të mira

Çdo sportist i mirë e njeh trupin e tij, i di dhe kufijtë dhe stërvitet çdo ditë për të qenë në formë dhe për të përmirësuar performancën e tij. Ky qëndrim nuk lind nga asgjë, por i përgjigjet planifikimit të mirë, ku prioritetet e përditshme dhe qëllimet janë të qarta.

Kur vjen puna te kujdesi për shëndetin mendor, do të ishte po aq mirë sa të merremi me planin personal, me prioritetet e përditshme. Askush nuk duhet të largohet nga shtëpia pa u përgatitur me qëllime, qoftë dhe për të zgjedhur këpucët, të ushqehet në mëngjes pa pasur një arsye. Kështu mund të ecim në shtigjet komplekse të jetës sonë, me vetëkontroll më të madh, të vendosim se çfarë është e mirë për ne, për atë që na dëmton, atë që duhet ta lëmë për të siguruar mirëqenien tonë.

 abitudine-1110x550

3.Marrëdhënie e ndërsjellë

Një shtyllë kryesore për t’u kujdesur dhe promovuar higjienën tonë mendore është t’i kushtojmë vëmendje balancimit të marrëdhënieve tona ndërpersonale. Çdo lidhje e pabalancuar nënkupton një kosto të lartë emocionale. Ajo përfshin investimin në kohë, shpresë, përpjekje dhe emocione tek njerëzit që nuk transmetojnë të njëjtën energji, të njëjtën reciprocitet.

Është e qartë se jo të gjitha marrëdhëniet janë simetrike në lidhje me dhënien dhe pranimin. Një shembull ky i theksuar në marrëdhëniet mes prindërve dhe fëmijëve. Sidoqoftë, është e domosdoshme që lidhjet tona më të rëndësishme (çiftet, familjet, miqtë) të bazohen në një ekuilibër dhe, në disa raste, në një simetri.

4.Mësoni të toleroni vështirësitë

Ata që i rezistojnë fatkeqësisë, dështimit, humbjes apo gabimit, mbyten në dëshpërim, zemërim dhe keqtrajtim. Përkundrazi, higjiena e duhur mendore kërkon aftësinë për t’u rritur dhe zgjeruar. Një gjë e tillë ndodh vetëm kur dikush është në gjendje të kapërcejë aftësitë e veta, duke mësuar të jetë tolerant ndaj vështirësive, komplekseve të jetës, dhe pjesës së saj më delikate.

Duhet ta pranojmë errësirën në realitetin tonë. Sepse higjiena mendore fillon nga aftësia për të ditur se si ajo mund të shërohet, dhe për ta kuruar, është e domosdoshme të pranohet para së gjithash prania e plagës, pa e mohuar, pa u larguar prej saj apo duke u zemëruar çdo ditë se përse jemi me të.

5.Një mendje në ekuilibër, është një mendje e përqendruar

Clifford Saron është një neuroshkencëtar në Universitetin e Kalifornisë (SHBA) Qendra për Mendjen dhe Trurin. Punimet e tij interesante kanë për qëllim të demonstrojnë se si trajnohet vëmendja duke na kthyer emocionet. Një mendje e fokusuar dhe e balancuar përkthehet në mirëqenie dhe një tru më të shëndetshëm.

Siç shpjegon ky studim, shumica prej nesh nuk janë të vetëdijshëm për plasticitetin e madh që i karakterizon qarqet tona nervore. Nëse mësojmë të përqendrohemi çdo ditë në të tashmen, në atë që po ndodh rreth nesh (dhe jo aq shumë tek e shkuara apo e ardhmja që nuk ekziston ende) do të shohim më shumë mundësi, do të ndjehemi më optimistë dhe do të ndjejmë më pak ankth.

Për trajnimin e vëmendjes, mund të jetë ndihmë e madhe se si të mësojmë të meditojmë,dhe këtë e dimë. Sidoqoftë, ekziston një aspekt tjetër që nuk mund ta lëmë mënjanë. Një mendje më e fokusuar kërkon një trup më të relaksuar. Prandaj, mos harrojmë faktorët themelorë si një gjumë më i mirë gjatë natës, apo në pauza të shkurtra prej 15 apo 20 minutash, ecja, të qëndruarit shtrirë për të lehtësuar tensionin muskulor, mbajtja e një diete të ekuilibruar etj.

 Image:

Për ta përmbledhur, higjiena mendore është një strategji e mrekullueshme e jetës, e cila përbëhet nga aktivitete të ndryshme. Ato janë zakone dinamike dhe të përditshme të fokusuara në sigurimin e mirëqenies fizike dhe psikologjike. Ne zbatojmë ato që i përshtaten më mirë nevojave tona dhe le ta fillojmë që sot ta investojmë për veten!

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi lamenteemeravigliosa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top