Qëllimi i 14 kuzhinierëve është të tregojë se është e mundur dhe plotësisht e sigurt të hash ushqimin e gatuar nga ata që janë me HIV pozitiv.
Restoranti është hapur në Toronto, kurse kuzhinieri kryesor është gjithashtu i infektuar me virusin HIV.
“Ne me të vërtetë duam të sfidojmë mitet që ende ekzistojnë rreth kësaj teme” – tha Joanne Simons, kreu i Shtëpisë Casey.
Ekipi përbëhet nga 14 njerëz, secili me një histori për të treguar.
Këto dhe dëshmi të tjera janë të nevojshme për të prishur paragjykimet dhe idetë e gabuara.
Ideja e hapjes së restorantit erdhi tek organizatorët vetëm pasi kishin lexuar një sondazh të kryer në Kanada, sipas të cilit gjysma e njerëzve të kontaktuar nuk do të mund të hanin ushqimin e përgatitur nga një person me HIV.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.