Nga Drilona Shehaj, Abazaj, psikologe
Ende virgjëria konsiderohet tempull shenjtërimi nga një masë e individëve ku kryesisht gjinia mashkullore janë trumbetuesit më të mëdhenj të legjitimitetin të këtij fenomeni.Ku për pasojë ka vijuar me ngarkimin e përgjegjësisë frustruese te gjinia femërore, të cilave u është dashur të sigurojnë me rrugë mjekësore virgjërinë e tyre të humbur, dhe jo rrallëherë të shoqëruara nga familjarët e tyre.
Për aq kohë sa shoqëria e promovon virgjërinë si cilësi gati të mbi natyrshme dhe duke shpallur me anë të saj moralitetin më të lartë që përfaqëson femrat do na duhet të dëgjojmë për një kohë të gjatë djem dhe burra që pretendojnë të kenë vajza të “pa prekura” dhe histori vajzash të cilat u është dashur për shkak të këtij mentaliteti primitiv të aktrojnë dhe të “qepen” për të siguruar një lidhje martesore të “përjetshme”.
Po sa njohuri kanë individët rreth virgjërisë?
Sa nga ata që me ngulm i mëshojnë “teorisë” për të qenë të parët në marrëdhëniet seksuale të një vajze njohin këtë shtresë të hollë lëkure që mbulon hapjen vaginale dhe që çahet kur penetrohet për herë të parë quhet himen.
E cila gjatë marrëdhënies seksuale shoqërohet me gjakderdhje te femrat por mund të ndodhë që nuk mund të kenë gjakderdhje për arsye që nuk kanë himen të zhvilluar në organin e tyre gjenital.
Sa informohen rreth këtij fenomeni vajzat, dhe si gjenden më pas emocionalisht mbas këtij himeni të munguar. Ku përtej frikës turpërimit që mund të ndjejnë në një situatë të tillë, zhgënjimit që nuk mundën dot të kënaqnin egon e partnerit të tyre, u duhet të përballen dhe me ndjenja vetëfajësimi. Ku shpeshherë kjo më pas ka sjellë ofendime, zhvlerësim dhe braktisje nga partnerët e tyre.
Prandaj është kaq shumë e rëndësishme edukimi seksual, komunikimit rreth zbehjes së mentalitetit kulturorë i cili fatkeqësisht vazhdon të prekë mendësitë e individëve.
Për mos të patur keq informime duhet t’u japim përgjigje të qarta të pasuruara me informacion të shëndetshëm çdo pyetje që adoleshentët kanë.
Për mos t’u ndjerë emocionalisht të trysnuar dhe zbehur bindjet individëve që kanë të brendësuar qëllimin për ta arritur si trofe çvirgjërimin e patnereve të tyre, dhe tek ato që dëshpërimisht kërkojnë të kenë himen për vërtetësinë e puritetit, duke u dyndur nëpër klinikat gjinekologjike të cilat po aq sa vetë shoqëria bëhen shkak për nxitjen e kësaj mendësie.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.