Dëshmi

August 15, 2018 | 9:57

Nëna i jep të pijë foshnjës në restorant, ndërsa i luten: “Mbulohu”! Ja përgjigjja e saj!

Asaj iu kërkua që të mbulohej dhe ajo e bëri atë, edhe pse jo në mënyrën si u kërkua: kjo është përgjigja provokative por e zgjuar e Melanie Dudley, një nëne 34 vjeçare amerikane e cila u qortua nga një klient në një restorant në Cabo San Lucas – në Meksikë – ku po hante me familjen e saj.

Një burrë i pranishëm në restorant – sipas asaj që raportoi Yahoo Lifestyle – i afrohet gruas që po ushqente me gji fëmijën e saj dhe i  kërkon asaj që të mbulohet.

Por gruaja mendoi të mbulonte veten, kokën me shami, duke vazhduar të ushqente fëmijën me gji: “Normalisht jam diskrete, por në këtë rast ishim ulur në pjesën e pasme të restorantit”, tha gruaja në faqen e dedikuar të Yahoo.

Për këtë arsye, historia është bërë mjaft virale falë shpërndarjes së bashkëshortit të saj, i cili e ka përjetësuar këtë moment dhe përdori rrjetet sociale për ta përhapur (duke nënvizuar se ata nuk ishin në një vend islamik dhe temperaturat ishin mbi 30 ° në kohën e kërkesës për t’u mbuluar).

Pastaj, ftesa e një miku të Melanie, i cili kishte kërkuar të ndante foton si përgjigje ndaj atyre që u vjen turp nga gratë që i japin gji fëmijëve të tyre në publik ka krijuar mjaft reagime.

Rrjetet sociale janë përgjigjur me dashuri, duke përkrahur gruan dhe qëllimin e saj.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.newnotizie.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top