Shkolla dhe mësuesit kanë pikërisht këtë mision, pasurimin dhe zhvillimin e kësaj “brendësie personale” të çdo nxënësi, i cili të mund të bëhet i aftë për të vazhduar ndërtimin e “urës” drejt vetes dhe universit.
Nga Lira GJIKA, psikologe
Ja si këshillon një mësues i vjetër se si duhet realizuar ky mision. Këshillat e një mësuesi që ka rrojtur rreth 100 vjet më parë për mikun e tij, mësues i ri. Kur i lexova, m’u dukën shumë të përshtatshme edhe për sot dhe, jo vetëm për edukatorët dhe mësuesit, por edhe për të gjithë të rriturit.
- Trajtoje me shumë kujdes dhe vëmëndje gjuhën, si për vete dhe te nxënësit, pasi gjithçka që mësuesi u jep nxënësve të tij, u vjen atyre nëpërmjet “krahëve” të fjalës.
- Asnjëherë nuk duhet t’u flitet fëmijëve me në mënyrë banale. Kjo, natyrisht, nuk do të thotë që t’u flitet atyre, fëmijëve, në mënyrë shumë të sofistikuar e patetike. Banaliteti. po ashtu edhe e folura patetike boshe, e përjashtojnë përzemërsinë.
- Një element tjetër, shumë i rëndësishëm, që duhet të jetë pjesë me patjetër e pedagogjisë, është humori i vërtetë I mësuesit.
- Të dy këta elementë, përzemërsia dhe humori, janë nga ndihmësit kryesorë të një edukatori apo mësuesi, për përçueshmërinë dhe drejtimin e nxënësve të tij, drejt rrugës së vetes dhe jetës. (Herman Koepke il nono anno f.79)
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.