FB

May 29, 2026 | 17:30

Nepo Babys, midis privilegjit, identitetit dhe mitit të meritokracisë

 

Në vitet e fundit, termi “nepo baby” është bërë shumë i përdorur në rrjete sociale. Ai i referohet fëmijëve të personave të famshëm ose me ndikim, të cilët arrijnë sukses më lehtë në fusha si filmi, muzika, moda apo media.

silvana-ukaShembujt janë të thjeshtë për t’u kuptuar: një aktore e re që fillon karrierën në Hollywood sepse prindi i saj është aktor i njohur, ose një modele që merr ftesa nga markat e mëdha sepse familja e saj ka lidhje në industrinë e modës. Por pyetja e vërtetë nuk është “a është e drejtë apo jo, por: Pse ky fenomen shkakton kaq shumë reagim emocional te njerëzit?

Shumë njerëz mendojnë se në jetë duhet të vlejë parimi:

“Nëse punon fort, arrin sukses.” Ky është ideali i meritokracisë. Por në realitet, njerëzit shohin se:

disa fillojnë me kontakte,

disa kanë emër të njohur familjar,

disa kanë akses në mundësi që të tjerët nuk i kanë.

Kjo krijon një ndjenjë të fortë padrejtësie.

 

Shembull i thjeshtë

Nëse dy persona duan të bëhen aktorë. Njëri ka kontakte në industri. Tjetri fillon nga zero. Edhe nëse të dy janë të talentuar, rruga e tyre nuk është e njëjtë. Kjo është arsyeja pse termi “nepo baby” shpesh përdoret me irritim ose ironi.

Një gabim i zakonshëm është mendimi se privilegji është vetëm “lidhje”.

Në psikologji dhe sociologji, privilegji është shumë më i gjerë. Një fëmijë i rritur në një familje të njohur shpesh ka:

-vetëbesim më të lartë për të hyrë në industri të vështira

-njohje me mënyrën si funksionon “sistemi”

-njerëz që e prezantojnë me mundësi

-më pak frikë nga dështimi financiar

Këto nuk duken, por kanë ndikim shumë të madh. Pra, nuk është vetëm “i njoh prindërit”, por një paketë e tërë mundësish të padukshme.

nepo-baby

Nga ana klinike, ky pozicion nuk është gjithmonë i lehtë dhe për “nepo baby” .

Shumë individë që rriten me prindër të famshëm kanë mendime të tipit si:

“Nuk e kam merituar”

“Po më pranojnë vetëm për emrin e familjes”

“Nuk jam realisht i/e aftë”

Kjo gjë krijon stres të brendshëm dhe pasiguri.

Kur familja është e njohur, çdo gabim shihet më shumë nga publiku. Dhe kjo mund të sjellë tek këto subjekte shpesh

ankth performance, frikë nga kritika apo

perfeksionizëm të tepruar.

 

A zemërohet publiku për këtë dhe pse?

Nga ana tjetër, njerëzit jashtë këtij rrethi shpesh ndihen të përjashtuar kur shohin dikë që:

-merr role të rëndësishme shpejt,

-ka akses në industri të vështira,

-bëhet i famshëm në moshë të re.

Shpesh reagimi emocional i kësaj “shtrese tjetër” është:

-frustrim

-krahasim dhe

-ndjesi “nuk është e drejtë”.

Sidomos në rrjetet sociale, ku njerëzit krahasojnë jetën e tyre me të tjerët çdo ditë.

Por mos harrojmë që jo çdo “nepo baby” është pa talent .

Një pjesë e rëndësishme që shpesh harrohet është pikërisht kjo;

Privilegji mund të të hapë derën, por nuk të mban aty gjatë nëse nuk ke aftësi. Ka individë që e përdorin aksesin si fillim, por më pas ndërtojnë karrierë reale me punë. Dhe ka të tjerë që nuk arrijnë të qëndrojnë në industri. Pra realiteti nuk është bardh e zi.

 

Çfarë na tregon ky fenomen për shoqërinë?

“Nepo baby” nuk janë thjesht një trend interneti. Ata na tregojnë tre gjëra të rëndësishme:

1.Suksesi nuk është gjithmonë i barabartë në nisje.

Jo të gjithë fillojnë nga e njëjta pikë.

2.Njerëzit kanë nevojë për drejtësi

Kur sistemi duket i padrejtë, lind reagim emocional.

3.Identiteti i suksesit është i ndërlikuar

Suksesi nuk varet vetëm nga talenti, por edhe nga mundësitë.

Pra në përfundim:  Fenomeni “nepo baby” nuk është thjesht një etiketë për të gjykuar dikë.

Ai është një pasqyrë e mënyrës si funksionon shoqëria:

-kush ka akses,

-kush ka mundësi,

-dhe si e interpretojmë ne suksesin e të tjerëve.

Në fund, kjo temë nuk ka një përgjigje të thjeshtë morale. Ajo kërkon një kuptim më të thellë të mënyrës si ndërthuren familja, shoqëria dhe psikologjia individuale në ndërtimin e suksesit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top