Marrëdhënie

February 27, 2019 | 9:37

Nëse ai bën të paktën një nga këto gjëra, është çmendurisht i dashuruar me ty

Kur njohim një person ka ndjenja që na bëjnë të kuptojmë se na pëlqen, por si ta kuptojmë që kjo ndjenjë është e ndërsjellë? Në këtë artikull do të flasim për ato sinjale të vogla dhe kuptimplotë që tregojnë se një mashkull është vërtet i dashuruar me ju.

Mashkulli që nuk i heq sytë nga ju dhe ju shikon ndërsa flisni, nuk mund të mos jetë i dashuruar me ju. Vëzhgimi gjatë komunikimit tregon se është shumë i përfshirë emocionalisht me ju.

Debatet janë normale në një çift, por nëse ai merr hapin e parë për të kërkuar paqe atëherë është i dashuruar!

Nëse partneri juaj flet gjithmonë në shumës, do të thotë se ai po planifikon të ardhmen me ju. E pra, kjo është një shenjë e qartë se është i dashuruar me ju.

Një burrë që shpenzon kohën e tij për të bërë aktivitetet që ty të pëlqejnë më shumë, është një person që ju konsideron një figurë themelore në jetën e tij. Mos lejoni që ai t’iu ikë!

Do të dijë gjithçka për ju. Nga jeta juaj e kaluar, interesat tuaja dhe filmat tuaj të preferuar? Ai vdes nga dëshira për të njohur dhe nuk e fsheh atë. Mos kini më dyshime: ai djali është verbërisht i dashuruar, hidhe veten në këtë marrëdhënie pa u menduar më gjatë. Dhe mbani mend: nëse janë trëndafila ata do të lulëzojnë.

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top