Mirëqenie

February 7, 2018 | 9:46

Single në Ditën e Shën Valentinit: Ja si ta kalojmë ditën vetëm

 

Rihapni kuptimin e vërtetë të festës së famshme të shkurtit dhe filloni të… festoni vetëm! Dashuria e vërtetë fillon nga pranimi i vetes.

A e dini origjinën e ditës së Shën Valentinit ? Kjo ditë përkon me ditën e  kujtimit të shenjtorit dhe martirit të krishterë Valentino da Terni. Si ditë feste u themelua në 496 nga Papa Gelasius I, por origjina e saj është shumë më e vjetër sepse pas kësaj feste, e cila u prezantua me ardhjen e krishtërimit fshihen ritet pagane, të cilat përfshinë dhe banorët e Romës së lashtë.

“Shën Valentinit” është këmbimi i letrave të dashurisë dhe gjurmët më të vjetra të këtij zakoni datojnë në shek XV, kur Charles d’Orleans, i burgosur në Kullën e Londrës, i shkruan gruas së tij duke e quajtur atë “Shën Valentinit tim më të ëmbël”. 

Por Dita e Shën Valentinit nuk është domosdoshmërisht dhurata, çokollata ose ftesa për darkë, kjo varet nga mënyra se si dëshiron ta përjetosh këtë festë. 

Pra, pse të mos e shfrytëzojmë rastin të fillojmë nga vetja? Dashuria e vërtetë lind nga pranimi i asaj që jemi.

Bëhu kreativ 

Çdo ditë i lodhur, i lodhur dhe i dëshpëruar … në janar më shumë se kurrë! Javët janë rresht,  ditët gri dhe klima duket se ka një efekt negativ në gjendjen tonë emocionale. Ngjyra është ajo që jua mërzit, atëherë bëni diçka që ju nuk do ta bënit, jepini vetes gjysmë dite pushim nga puna, zgjidhni një ngjyrë të re për shtëpinë tuaj ose për flokët tuaj. Hapi i pare: Mos i beso ata që thonë: “ Ajo që duhej bërë është bërë”. Gjithmonë duhet t’i japim vetes mundësi për diçka të re.

Qetësohuni

Sa kohë e keni që dëshironi të lexoni një libër apo keni hartuar një listë të gjërave që doni të bëni( të cilën e bëni por nuk e zbatoni)? Bëje tani! Nuk do të ketë një ditë kur do të keni kohë. Vidheni kohën tuaj tani! Merrni një çerek orë, të gjithë për veten tuaj. Fillimi është gjithmonë i vështirë por rezultati arrihet.

Luaj

Të vegjlit na mësojnë një mësim të bukur: ndjenjën e lojës . Një fëmijë qesh mesatarisht 300-400 herë në ditë, një i rritur më pak se 20. Zhvendosni miqtë në parkun e zbavitjes, zbuloni lojërat e vjetra dhe organizoni një mbrëmje, shkoni në bibliotekë për të kërkuar shfaqjen e preferuar komike. Çfarëdo që të jetë, gjëja e rëndësishme është të rishikoni hapat tuaj dhe t’i jepni vetes një udhëtim në kujtesë që mund të sjellë anën tuaj të gjallë, argëtuese falë të cilës gjejmë buzëqeshjen . 

Gatuani

Asnjëherë nuk është ide interesante që ditën e Shën Valentinit  të shkosh në restorant, të cilët janë të tejmbushur.

Si thoni për një darkë vetëm? Sfida është kjo: pak ditë më parë duhet të mendoni atë që ju pëlqen më shumë , në mënyrë që të gjeni kohën e duhur për të blerë me qetësi produktet që ju duhen. Gatuani dhe hani pa u shqetësuar. Jepini vetes kohë për të gatuar gjëra të mira, të përgatitura me kujdes dhe pasion.

Udhëtoni 

Nëse kjo është një ditë, një fundjavë apo një festë, të investoni kohën tuaj në udhëtime është një dhuratë që mund të ndez entuziazmin, zgjojë kureshtjen dhe  për një moment shqetësimet largohen.  Është e nevojshme për të lëvizur larg nga realiteti i përditshëm për t’u qetësuar dhe për të vendosur prioritete të reja, ndryshimi i ambientit na ndihmon për të kultivuar ëndrrat . Pyetja që mund të lind është se kush të zgjedh për udhëtim? Vetja juaj!

Ndarja 

Shpesh na ndodh që për një kohë të gjatë të mos takojmë një mikun tonë, një të afërm apo një fqinj. Kjo ndodh sepse ne nuk gjejmë më shumë kohë për njerëzit dhe vizitat kur i bëjmë i bëjmë veç për mirësjellje dhe pastaj nuk dihet se kur kthehemi sërish. Thyeni zinxhirin e mungesës së kohës . Nuk ka rëndësi të mbërrini me një dhuratë. Harrojeni orën. Jepini vetes një bisedë të këndshme me ata që doni. Marrëdhëniet ndërtohen dita-ditës.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi/ http://www.donnamoderna.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top