FB

February 15, 2023 | 11:10

Nëse dita e Shën Valentinit ju gjeti vetëm dje, kjo sepse keni gabuar diku…

Nëse dita e Shën Valentinit dje ju gjeti sërish vetëm, kjo ndoshta sepse keni gabuar diku. Sipas studimeve, ekziston një truk i vogël që beqarët e përdorin në këtë ditë, që të mos jenë vetëm.

Sipas një hulumtimi, nëse në profilin tuaj të takimeve keni një foto ku pozoni me kafshën tuaj shtëpiake, do të dukeni më të dëshirueshëm në sytë e të tjerëve. Sondazhi tregoi se 72 % e njerëzve e konsiderojnë një foto tërheqëse nëse dilni në krah të një kafshe shtëpiake.

Beqarët që postonin foto të tyre me një qen në profilin e tyre të takimit kishin më shumë gjasa të gjenin dikë, sipas një sondazhi të fundit me 1000 britanikë. Rreth dy të tretat e njerëzve pranuan se kishin më shumë gjasa të lidheshin me dikë nëse profili i tyre përfshinte një foto të një qeni, zbuloi sondazhi. Përveç kësaj, gjashtë nga dhjetë të anketuar thanë se besojnë se të kesh një qen është një shenjë e mirë që ai është i gatshëm për një marrëdhënie serioze.

Njerëzit gjithashtu supozojnë se pronarët e qenve janë më socialë, aktivë dhe empatikë dhe efekti pozitiv i një fotografie të një qeni në një profil takimi ishte aq efektiv sa gjysma e të anketuarve madje thanë se do të ishin të gatshëm të merrnin një qen nga familja ose miqtë për të përmirësuar imazhin e tyre në një faqe takimesh.

 

 

 

 

 

 

Burimi / Top Albania Radio

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top