Në fokus

January 25, 2017 | 8:36

Çfarë është imazhi?

1

Një burrë u ul në një stacion të metrosë në Uashington DC dhe filloi të luajë violinë. Ishte një mëngjes janari i ftohtë. Ai luajti gjashtë pjesë të Bah për rreth 45 minuta. Para tij, për 45 minuta kaluan 1097 persona, por vetëm shtatë persona u ndalën dhe e dëgjuan për pak momente. Rreth 20 i dhanë para, por vazhduan të ecin në ritmin e tyre normal. Ai mblodhi  32 dollarë. Askush nuk e duartrokiti, as nuk kishte ndonjë njohje.

Por, violinisti ishte Joshua Bell, një nga muzikantët më të mirë në botë. Ai luajti një nga pjesët më të ndërlikuara të shkruara ndonjëherë, me një violinë me vlerë 3.5 milionë dollarë.

Pas kësaj, hipi në taksi dhe u nis drejt sallës së koncerteve më të famshme në Uashington, ku kishte shfaqjen e radhës. Megjithëse bileta më e lirë kushtonte 100 dollarë, salla ishte plot e përplot, sepse ai ishte fituesi i çmimit “Granmy”.

Një nga përfundimet e mundshme nga kjo përvojë mund të jetë: Në qoftë se ne nuk gjejmë kohë për të ndaluar dhe për të dëgjuar një nga muzikantët më të mirë, duke luajtur muzikën më të mirë në botë të shkruar ndonjëherë, sa gjëra të tjera mund të kemi humbur?

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top