Mirëqenie

August 3, 2018 | 10:13

Nëse e ke këtë bimë në shtëpi, ke një thesar që nuk e di

Të mbash disa bimë në shtëpi është gjithmonë një praktikë e mirë. Megjithatë, ka disa bimë të veçanta. Një, në veçanti, është një thesar i vërtetë.

Anthurium: nëse e keni këtë bimë në shtëpi ju jeni me fat!

Anthurium është një nga bimët dhe dhuratat më të bukura, gjithashtu ajo reziston për një kohë të gjatë, ka nevojë për pak kujdes dhe lulëzimi i zgjatur e bën atë të shkëlqyer në ngjyrat e saj të ndryshme.

Preferon mjedise të ngrohta dhe të lagështa me temperatura rreth 23-25 °, nuk i pëlqen ndryshimet termike, kërkon ujitje të bollshme dhe një fekondim të mirë periodik.

Sipas gjuhës së luleve, dhënia e një anthuriumi është ekuivalente me shprehjen e dashurisë dhe miqësisë, sepse konsiderohet shigjeta e Cupidit, ndoshta për shkak të formës së zemrës në lule të saj.

Pse është e rëndësishme që të keni të paktën një

Shumë njerëz vendosin ta blejnë për vete këtë lloj bime, ndoshta për të dekoruar me bukurinë e saj një cep të shtëpisë, por ndoshta jo të gjithë i njohin dobitë që mund të sjellë.

Në dhomat e ndryshme ku qëndrojmë çdo ditë, ajri sigurisht që nuk është i pastër, shpesh i ndotur nga substanca të paqëndrueshme dhe irrituese për sytë, hundën dhe gojën, pastaj me dritaret e hapura sidomos gjatë verës, problemi rritet.

Kjo zgjidhje natyrore ndihmon për të jetuar më mirë, për të na mbrojtur nga sëmundjet respiratore që lidhen me ndotjen e brendshme.

Prania e kësaj bime në shtëpi është ideale për pastrimin e ajrit, pasi ajo vepron si një filtër natyror. Gjethet e errëta dhe të shndritshme të saj janë pastrues natyrorë të ajrit, thithin toluen, ksilen, amoniak, absorbon rreth 10 mikrogramë çdo orë, prania e kësaj bime është e domosdoshme pranë kompjuterit.

 

Burimi / dididonna.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top