Në fokus

January 9, 2021 | 8:06

Nëse humori juaj ndryshon sipas stinëve, ju vuani nga ky lloj depresioni…

Shumë njerëz e njohin çrregullimin afektiv sezonal ose SAD-in, si një formë depresioni që shfaqet gjatë dimrit. Por, ekziston një lloj tjetër i sëmundjes afektive sezonale që godet kur moti bëhet më i mirë. E kundërta e SAD, është një gjendje që ndikon në humorin tuaj pasi temperaturat bëhen më të ngrohta.

Ashtu si SAD që është i lidhur me dimrin, SAD-i që shfaqet në pranverë ose verë ndodh afërsisht në të njëjtën kohë çdo vit, që përkon edhe me stinët, thotë Dr. Marc Romano. Edhe pse ka (teorikisht) më shumë dritë në pranverë, që zakonisht është një trajtim i shpejtë për SAD, një pjesë e vogël e njerëzve me këtë sëmundje ndikohen nga ndryshimet e humorit në muajt e ngrohtë.

“Rreth 10% e personave me depresion sezonal e përjetojnë atë gjatë verës”, thotë Dr. Seema Sarin M.D., drejtore e mjekësisë në “EHE Health”.

Cilat janë simptomat e çrregullimit afektiv sipas stinëve?

“Depresioni SAD gjatë dimrit paraqet oreks të shtuar, përgjumje dhe energji të ulët, SAD-i në verë është e kundërta dhe konsiston në ulje të oreksit, pagjumësi dhe rritje të energjisë“, thotë Dr. Romano.

Të mos pasurit e energjisë dhe gjumit të mjaftueshëm mund të duket shumë në rregull për produktivitetin në muajt e verës, por në të vërtetë nuk është gjë pozitive për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Çfarë e shkakton çrregullimin afektiv sezonal veror?

“Studime të ndryshme kanë provuar të shpjegojnë SAD-in e verës dhe kanë propozuar shkaqe të tilla si numri i lartë i poleneve, ekspozimi ndaj dritës së diellit, temperaturat e larta dhe ndryshimet në ritmet cirkadiane“, thotë Dr. Romano.

“Studiuesit nuk dinë shkaqet e SAD-it në dimër, por ata teorizojnë që ndjenjat e depresionit mund të lidhen me sasinë e dritës që marrin njerëzit“,- thotë Dr. Sarin.

Ndryshimet në prodhimin e melatoninës, hormoni që rregullon gjumin e njeriut dhe stimulohet nga ekspozimi në rrezet e diellit, mendohet të jenë arsyeja serioze që fshihet pas ndryshimit të humorit.

 

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top