Lifestyle

June 19, 2017 | 16:00

Nëse ju pëlqen kokosi, kemi recetën për një kokteil të shijshëm

Një nga kokteilet më të njohura, Pina Colada, u krijua në vitin 1957 në Porto Riko. Ashtu si kokteilet e tjera dhe kjo ka shumë variacione dhe mund të përgatitet me një shumëllojshmëri të aditivëve, por kokosi është përbërësi thelbësor i kësaj pije.

1

Përbërësit:

  • 25 ml qumësht kokosi (ose krem),
  • 100 ml lëng ananasi (mundësisht të freskëta),
  • 30 ml rum i bardhë
  • 30 ml rum i errët

Përgatitja në një blender apo shaker. Hidhni pak kube akulli, pastaj shtoni rumin, lëngun e ananasit dhe në fund qumështin e kokosit.

Të gjithë përbërësit  i përzieni mirë në një blender me shpejtësi të lartë.

Hidhni kokteilin në një gotë të gjatë dhe dekorojeni atë.

Për të dekoruar gotën përdorni tri feta ananas, prerë në trekëndësha ose kube dhe shtoni një qershi. Mund të vendosni edhe një çadër dekorative.

Kokteili juaj është gati dhe ju mund t’i gëzoheni shijes të mrekullueshme tropikale!

2

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top