Posta

June 20, 2017 | 9:10

POSTA/ Ndihem e trishtuar

1

Ajo që po ndodh me mua është se pas shkurorëzimit nuk po arrij të fitoj emocionalisht paqen me veten. Kam tri vajza të mrekullueshme, një profesion dhe punë shumë të mirë, por megjithatë ndihem e mërzitur, pa motiv. Jeta më duket absolutisht e pakuptimtë dhe nuk kam vullnet për asgjë. Nuk po gjej ndonjë përgjigje që të dal nga kjo monotoni shpirtërore, ndaj ju drejtohem juve e nderuar Denata.

 

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje e dashur lexuese! Ndarja me një person, me të cilin ke bërë një rrugëtim të konsiderueshëm, nuk është një situatë e lehtë për t’u përshtatur. Aq më tepër që ju keni dhe tri vajza nga kjo martesë dhe jeta është më e përgjegjshme e me një historik, të cilin e keni ndërtuar së bashku.

Mendoj se ka më shumë se një arsye që ju kanë çuar të zgjidhni një jetë me partnerin tuaj deri në ditën që vendosët të mos ishit bashkë dhe pa dyshim që ka dhe më shumë se një arsye se përse zgjodhët të filloni një jetë të re, pa partnerin tuaj. Ai është pjesë e
jetës suaj, pjesë e pandashme e të gjithë mendimeve, emocioneve dhe reflekseve që janë bërë pjesë e së përditshmes. Ashtu sikurse është dashur kohë t’i krijoni së bashku dhe të mendoni dyshe në të përditshmen tuaj, ashtu dhe do të nevojitet kohë që të mund të gjeni reflekse të reja, rituale, rutinë dhe shpresa të reja. Është e rëndësishme të identifikoni forcat, përparësitë dhe ridimensiononi kuptimin që vetja juaj ka si e vetme dhe jo si “së bashku”, pasi ju keni lindur me potencialin për t’u zhvilluar dhe realizuar e vetme dhe ia dilni mjaft mirë ta bëni këtë. Thjesht do t’ju duhet besim. Nëse gjendja juaj e humorit zgjat për një kohë prej më shumë se gjashtë muaj, atëherë do të duhet që të kërkoni ndihmën edhe të një profesionisti në mënyrë më periodike dhe të organizuar.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top