Në fokus

September 11, 2017 | 11:10

Nëse muzika ju shkakton mornica, truri juaj mund të jetë i veçantë

 A ju ka ndodhur që të rrënqetheni, teksa po dëgjoni një këngë të mrekullueshme ?

Përjetimi i mornicave gjatë dëgjimit të muzikës është mjaft e rrallë dhe unike. Matthew Sachs një ish-akademik në Harvard, vitin e kaluar ka studiuar individë që kanë të  dridhura nga muzika, për të parë se si shkaktohet kjo ndjenjë.

1

Në hulumtim u përfshinë 20 studentë, 10 prej të cilëve pranuan të përjetonin ndjenjat e lartpërmendura në lidhje me muzikën dhe 10 që nuk kishin këto përjetime dhe më pas iu bënë skanime të trurit të gjithë pjesëmarrësve.

Ai zbuloi se ata që kishin arritur të bënin lidhjen emocionale  me muzikën kishin struktura të ndryshme të trurit, nga ata që nuk e bënin. Hulumtimi tregoi se ata kishin tendencë të kishin një vëllim më të dendur të fijeve që lidhin korteksin e tyre auditor dhe zonat që përpunojnë emocionet, që do të thotë që të dy mund të komunikojnë më mirë.

Rezultatet e Sachs janë botuar në Oxford Academic, duke thënë se “Ideja është që më shumë fije dhe rritja e efikasitetit në mes të dy rajoneve do të thotë që të keni përpunim më efikas midis tyre. Kjo do të thotë që nëse keni frikë nga muzika, ka më shumë gjasa që të keni emocione më të forta dhe më intensive. Plus këto ndjesi gjithashtu mund të lidhen me kujtimet e lidhura me një këngë të caktuar, të cilat nuk mund të kontrollohen në një mjedis laboratorik”.

Megjithëse studimi ishte i vogël në përmasa, Sachs po zhvillon kërkime të mëtejshme, të cilat do të shikojnë aktivitetin e trurit kur dëgjojnë këngët që regjistrojnë reagime të caktuara.

Duke vepruar kështu, ai shpreson të mësojë atë që shkakton neurologjikisht këto reagime dhe mund t’i përfshijë në trajtimin për çrregullime psikologjike.

Depresioni shkakton një paaftësi për të provuar kënaqësinë e gjërave të përditshme.

Ju mund të përdorni muzikë me një terapist për të eksploruar ndjenjat.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top