Studim

February 1, 2018 | 15:00

Nëse vuani nga apnea, shihni më pak makthe

Kush vuan nga apnetë e natës, ka mundësi shumë më të ulët për të parë ëndrra të frikshme, po t’i krahasojmë me ata që nuk kanë probleme me frymëmarrjen gjatë gjumit.

Sindroma e apneas në gjumë është një shqetësim mjaft i përhapur, ku frymëmarrja ndërpritet një ose më shumë herë gjatë gjumit. Zakonisht frymëmarrja rinis, në disa raste dhe me gërhitje të zhurmshme. Kush vuan nga apnetë e natës, mund të ngushëllohet me këtë fakt: ka mundësi shumë më të ulët për të parë ëndrra të frikshme, po t’i krahasojmë me ata që nuk kanë probleme me frymëmarrjen gjatë gjumit. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Universitetit të Colorado-s në SHBA, pasi gjatë gjumit mbajtën nën kontroll 400 persona. “Më në veçanti – shkruan “Journal of Clinical Sleep Medicine” – vetëm 20% e njerëzve me apne të vazhdueshme gjatë natës, ka treguar se ka parë ëndërr të frikshme më shumë se një herë në javë, krahasuar me vlerën 65% të atyre që bënin gjumë të qetë. Pse ndodh kjo? Apnetë provokojnë ndërprerje të vazhdueshme të gjumit në fazën REM dhe është pikërisht në këtë fazë ku njerëzit mund të shohin ëndrrat më të frikshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top