“Myslimanët në Shqipëri dhe mbarë botën nisin një rrugëtim të lartësimit shpirtëror, moral e shëndetësor. Ramazani është muaji në të cilin mëshira, paqja dhe begatia e Zotit përfshijnë çdokënd. Ramazani është muaji i zbritjes së Kur’anit, librit të shenjtë. Doja të uroja e inkurajoja përzemërsisht agjëruesit për herë të parë. Niseni agjërimin, është një adhurim që do t’ju ndryshojë jetën dhe këndvështrimin për të”.
Sipas kreut të KMSH, në këtë muaj të rëndësishëm të fesë islame lutjet shkojnë për paqen.
“Në këto kohë të trazuara që po kalon bota, lutemi për më shumë paqe e solidaritet midis njëri-tjetrit, popujve e kombeve. Lutemi për më shumë kujdes ndaj nevojtarëve, jetimëve, të moshuarve e fëmijëve”.
Muaji i agjërimit nis më 2 Prill dhe mbyllet më 1 Maj, ndërkohë që më 2 Maj kremtohet Fitër Bajrami.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.