Aktualitet

April 1, 2022 | 18:34

Nesër nis “Muaji i Madhërishëm i Ramazanit” për besimtarët myslimanë, kreu i KMSH Bujar Spahiu: Lutemi për më shumë paqe e solidaritet midis njëri-tjetrit, popujve e kombeve!

“Myslimanët në Shqipëri dhe mbarë botën nisin një rrugëtim të lartësimit shpirtëror, moral e shëndetësor. Ramazani është muaji në të cilin mëshira, paqja dhe begatia e Zotit përfshijnë çdokënd. Ramazani është muaji i zbritjes së Kur’anit, librit të shenjtë. Doja të uroja e inkurajoja përzemërsisht agjëruesit për herë të parë. Niseni agjërimin, është një adhurim që do t’ju ndryshojë jetën dhe këndvështrimin për të”.

bujar-spahiuSipas kreut të KMSH, në këtë muaj të rëndësishëm të fesë islame lutjet shkojnë për paqen.

“Në këto kohë të trazuara që po kalon bota, lutemi për më shumë paqe e solidaritet midis njëri-tjetrit, popujve e kombeve. Lutemi për më shumë kujdes ndaj nevojtarëve, jetimëve, të moshuarve e fëmijëve”.

Muaji i agjërimit nis më 2 Prill dhe mbyllet më 1 Maj, ndërkohë që më 2 Maj kremtohet Fitër Bajrami.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top