FB

April 2, 2022 | 7:15

Shenjat e para të autizmit… Ja kur duhet të shqetësohen prindërit

Sipas një studimi të fundit të kryer nga Spitali Pediatrik në Boston, janë listuar disa nga shenjat e hershme të autizmit që mund të dallohen tek fëmijët. Mjekët analizuan aktivitetin e trurit tek foshnjat 9 muajsh, të cilët kishin një histori autizmi në familjen e tyre, në mënyrë që të diagnostikonin shenjat që do t’i paralajmëronin ata për një risk të mundshëm.

Sipas rezultateve të para, sinjalet që duhen marrë seriozisht për t’u konsultuar më pas me specialistët, janë:

Dy deri në 3 muaj,  foshnja duket se nuk se arrin dot të ketë një kontakt me sy me fytyrat apo objektet në shtëpi, nuk përqendrohet 

3 muajsh, nuk ju buzëqesh

6 muajsh, nuk qesh

8 muajsh, nuk ju ndjek me sy ndërsa largoheni

9 muajsh, nuk ka filluar ende të belbëzojë

1 vjeç, nuk reagon kur e thërrisni në emër dhe nuk përshëndet me dorë kur i thoni “mirupafshim”

14 muajsh, nuk ka thënë ende asnjë fjalë

18 muajsh, nuk arrin të riprodhojë ato që i thoni ose veprime që ia mësoni

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top