FB

July 28, 2021 | 8:13

Neurolidershipi politik, shpresë për një botë më të mirë / Rëndësia e emocioneve në politikë

 

 

Teoria më bashkëkohore e shkencës së lidershipit e përkufizon lidershipin si një proces, i cili ndihmon individin dhe shoqërinë të zhvillohen dhe të arrijnë maksimumin e potencialeve kognitive, intelektuale, emocionale dhe sociale. (Çitaku et al., 2012). Shkencëtarët e lidershipit (Chevane A., Çitaku, Violato, Khan Çitaku-Preteni, (2017) theksojnë se, udhëheqësit mund të përshtatin stile të ndryshme të lidershipit në rolin e tyre në varësi të aftësive të atyre që ata drejtojnë kompleksitetit dhe strukturës së rolit, situatës mjedisore, marrëdhënieve shoqërore dhe, aftësive të tyre personale si lidere apo lider.

 

1

Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern)

 

Fusha e shkencës politike tradicionalisht ka pasur lidhje të ngushta me disiplina si ekonomia, historia dhe sociologjia. Derisa shkenca politike ka qenë gjithmonë disi interdisiplinare në natyrë, vitet e fundit kjo qasje ndërdisiplinore ka filluar të zgjerohet duke përfshirë këtu biologjinë, psikologjinë dhe neuroshkencën. Ky interes në shkencat njerëzore ka çuar në zhvillim të nënfushave të reja brenda shkencës politike, përfshirë biopolitika, psikologjia politike dhe neuroshkenca politike (që quhet edhe neuropolitikë). Çfarë kanë këto nënfusha të reja e përbashkët është një interes në sjelljen individuale të njeriut dhe vendimmarrjen si një qasje për të kuptuar sjelljet në politikë.

Derisa shkenca politike është përqendruar tradicionalisht në të kuptuarit e politikës në tërësi, metodat e reja dhe teknikat po përmirësojnë aftësinë tonë për të kuptuar sjelljen politike në nivelin individual e cila sjellje që vërehet të reflektojë edhe në nivelin kolektiv. Derisa shkenca politike, psikologjia dhe neuroshkenca kanë histori mjaft të dallueshme intelektuale, ja vlen që këto diversitete të bashkohen dhe ti ndihmojnë politikës të reformohet. Nga perspektiva e evolucionit njerëzor dhe zhvillimi i sjelljes shoqërore, duket qartë që sjellja shoqërore dhe politike janë ndërthurur historikisht McDennott (2009). Truri evoluoi për t’u marrë me më të mëdhenjtë dhe grupet më të mëdha shoqërore, u bë e nevojshme të merren parasysh si duhen qeverisur ato grupe. Nga kjo perspektivë, duket qartë për të sugjeruar se sjellja politike mund të kuptohet përmes lëndeve të psikologjisë njerëzore, biologjisë, dhe neuroshkencës (Lopez AC, McDennott R. Adaptation,2012).

1

Si me çdo qasje ndërdisiplinore ose multidisiplinare, ekzistojnë një numër sfidash për studiuesit për të punuar në këtë zonë. Edhe pse viteve të fundit është bërë gjithnjë e më e qartë që përparimet e fundit në neuroshkencën shoqërore do të ndihmojë në përmirësimin e kuptimit tonë të sjelljes politike, ka sfida domethënëse që lindin kur përpiqesh të përfshish në këtë lloj analize shumë nivele – jo gjithmonë lehtë për të përkthyer atë që ndodh në nivelin nervor në shumë nocione më abstrakte se si funksionon shoqëria.

 

Rëndësia e emocioneve në politikë

Në një prezantim të librit të tij të fundit, El extraño orden de las cosas (Rendi i çuditshëm i gjërave), neuroshkencëtari Antonio Damasio tha se njerëzit priren të nënvlerësojnë ndjenjat. “Shoqëria është përqendruar në shkencë dhe teknologji, por çelësi për gjithçka është fakti që ne jemi qenie me ndjenja. E gjithë pjesa tjetër, siç është intelekti ose pikëpamja jonë e botës, vjen më pas.” Damasio thotë se çdo proces vendimmarrje duhet të përfshijë një negociatë midis arsyes dhe emocioneve. “Kur zgjedhim një kandidat politik, emocionet mund të na ndihmojnë ose të japin të dhëna për të kompletuar informacionin që ne mund të mbledhim përmes arsyetimit tonë në lidhje me aspekte të tilla si ideologjia e kandidatit ose programi politik,” shton ai. Duke përdorur strukturat nervore, truri ynë në mënyrë të pavetëdijshme ruan çdo përvojë që kemi në formën e ndjesive pozitive ose negative, të cilat nga ana tjetër shoqërohen me ndjenjat e miratimit ose refuzimit. “Kur përjetojmë një situatë të ngjashme, këto lidhje trurore aktivizohen, duke shkaktuar një reagim intuitiv të miratimit ose mosmiratimit,” thotë Domasio.

2

Kompetencat e Lidershipit duhet t’i mësojë çdo lidere/lidër

Bazuar në teorinë e shkencës së lidersipit sipas Çitakut (Çitaku et al. 2012), rreziku më i madh që i kanoset botës sot janë liderët politikë që udhëheqin dhe nuk kanë kompetenca të lidershipit. Çitaku në vitin 2012 në studimin e tij shkencor, për të zbuluar kompetencat e lidershipit investigoi gjashtë shtete përndimore, tri gjermano-folëse (Austria, Gjermani dhe Zvicera) dhe tri anglo-folëse (Kanda, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe). Në studimin e tij ishin të përfshirë njerëz në pozitat kryesore në fushat ku ata vepronin. Të gjeturat e këtij studimi u publikuan në revistën prestigjioze shkencore British Medical Journal (BMJ) dhe zbulimi i këtij modeli i dha shkencës së lidershipit një ngritje të madhe duke dëshmuar se, kompetencat e lidershipit mund të studiohen empirikisht.

Modeli i kompetencave të lidershipit sipas Çitakut (Çitaku 2012), përmban pesë komponente siç janë: përgjegjësia sociale, inovacioni, menaxhimi i vetvetes, menaxhimi i punës dhe orientimi i drejtë. Në këto pesë komponentë janë të përfshira 63 kompetenca të lidershipit, të cilat janë të operacionalizuara dhe mund të mësohen.

Arsyet kryesore pse një qasje e re e Lidershipit, bazuar në të dhënat më të reja nga Neuroshkenca, është e domosdoshme për tërë botën. Në Politikë aktualisht në mbarë botën kemi Lidership jo-kompetent. “Kërcënimi më i madh për tërë botën sot vjen nga udhëheqja jo-kompetente. Bazuar në hulumtimet më aktuale shkencore nga Shkenca e Udhëheqjes (Çitaku et al. 2012, 2017, 2018, 2019) kërcënimi më i madh për tërë botën sot vjen nga udhëheqja jo-kompetente. “

Rezultatet: shumë kriza lufte, katastrofa e ndryshimit të klimës, standarde të ulëta arsimore, kujdes i ulët shëndetësor me paradigmë të vjetër, e cila po kontribuon shumë pak në mirëqenien.

Konkludim

Evulimi i teknologjisë bashkëkohore i infomatikës, e më këtë zbulimet e skanerëv të sofistikuar të trurit, të cilët e mundësojnë vrojtimin e një qelize të vetme trurore gjatë stimulimeve të ndryshme të trurit dhe mundësia për të provokuar sejllje të ndryshme tek individi gjatë procedurës së vrojtimit, janë shumë shpresëdhënese se politika aktuale mund të reformohet tërsisht. Institutet shkencore, posaçërisht ato të shkencave të politikës duhet të fokusohen në neuroshkencë. Akademitë e partive politike duhet të involvojnë ekspert qe mund tua spjegojnë fiziologjinë e trurit të gjithë anatarëve të partive politike. Kur politikëbërësit posedojnë njohuri elementare rreth neuropolitikës dhe neurolidershipit, ato/ata do të jenë në gjendje të reflektojnë sjelljet dhe vëndimmarrejt e tyre më efektivitet më të lartë dhe kështu mund ti avancojnë kompetencat e tyre të lidershipit dhe të bëhen më të vetëdijeshem për rolin e tyre në shërbim të njerzimit, qe automatikisht do të kontribojë për një prosperitet më të mirë të njerëzimit.

 

Referencat:

1.Çitaku F, Violato C, Beran T,et al. Leadership competencies for medical education and healthcare professions: population-based study. BMJOpen2012;2:e000812.doi:10.1136/bmjopen-2012-000812

2.Çitaku, F. (2019). Shpresa e avansimit të Kombit Shqiptar është investimi në Lidership dhe Inteligjencen Emocionale. https://prointegra.ch/shpresa-e-avansimit-te-kombit-shqiptar-eshte-investimi-ne-lidership-dhe-inteligjencen-emocionale/

3.Çitaku, F. (2020). Arsyst kryesore përse një qasje e re e Lidershipit, bazuar në të dhënat më të reja nga Neoroshkenca, është e domosdoshme për tër botën.  https://gazetashendeti.com/arsyet-kryesore-pse-nje-qasje-e-re-e/

4.Chevane A., Çitaku F. , Violato C., Khan Y.H., Çitaku Preteni L., Waldrop M.(2017).              Effective Leadership Style in Extractive Industry: A CaseStudy of Emerging Companies in Mozambique.Open Science Journal 2(4).

5.Domasio, A. (2018). El extraño orden de las cosas. https://www.planetadelibros.com/libro-el-extrano-orden-de-las-cosas/265395.

6.Lopez AC, McDennott R. Adaptation, heritability, and the emergence of evolutionary political science. Political Psychol.2012; 33(3):343-362.

7.Mano, S. Çitaku,F. Zillioux, D. Waldrop, M. Journal of Global Oncology, no. 4 (December 2018) 1-4. PMID: 30321095.

8.McDennott R. The case for increasing dialogue between political science and neuroscience. Political Res Q. 2009;62(3):571-583

 

*Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern) – Themelues i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicer, Cyrih (www.alssedu.ch); Shkencëtar i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale; Profesor për PhD, Msc. dhe MAS. Zbulues i Modelit të Lidershipit sipas Çitakut në shtetet: Zvicër, Gjermani, Austri, USA, Kanada dhe Britani të Madhe. Kontakti: [email protected]

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top