Marrëdhënie

November 8, 2016 | 8:36

Hendeku i moshës u ofron të dy partnerëve një shpërthim jetësor dhe avantazhe për zhvillimin vetjak emotiv

1Ka gjithnjë e më shumë në Perëndim marrëdhënie të qëndrueshme, që zhvillohen pavarësisht diferencës në moshë. Ndoshta edhe për zgjerimin e rinisë, për zgjatjen e jetës dhe një autonomi më të madhe ekonomike në zgjedhjet e njerëzve. E gjitha kjo përkon me lirinë më të madhe si të marrëdhënies sentimentale, si të ndërtimit të lidhjeve të reja, në veçanti, nga përvoja ime, nëse “hendeku” mbetet i kufizuar rreth njëzet viteve. Pastaj, më pas, ka arsye më të thella, të lidhura me psikologjinë e dashurisë dhe proceset konjitive të çiftit. Zgjedhja e partnerit dhe marrëdhënia romantike, në fakt, për të qenë të kënaqur dhe të qëndrueshëm, kërkojnë praninë e katër grupeve të zotërimeve.

I pari: “aftësia emotive” është aftësia për të perceptuar dhe menaxhuar emocionet.

I dyti: “aftësia mendore”, pra një zotërim i mirë i vetes, esenciale për të kuptuar mendjen e tjetrit. Pastaj është “aftësia motivuese” që përfshin harmonizimin mes motivimit vetjak dhe të tjetrit, sensualitetin, lojën, bashkëveprimin, sjelljen dhe përkujdesjen. Në fund është “aftësia negociuese”, e cila nënkupton aftësinë për të menaxhuar konfliktet, ndërmjetësuar, ecur së bashku drejt qëllimeve, të përbashkëta dhe jo, duke qëndruar krah për krah. Prania e këtyre katër aftësive është e lidhur në mënyrë reciproke me përvojën.

Burrat dhe gratë më të pjekura, pra, disponojnë në përgjithësi një numër më të madh aftësish personale e ndërpersonale që vënë në plan të dytë shenjat e kohës së kaluar dhe e bëjnë marrëdhënien me tjetrin më interesante, të lehtë dhe të mbarsur në lidhje me të tjerët me më pak përvojë. Pasja e këtyre aftësive mund të përfaqësojë për një kandidat partner të ri një tërheqje të parezistueshme dhe një avantazh për zhvillimin psikologjik dhe emotiv: eksperimentohet në të vërtetë një marrëdhënie më pak konfliktuale, më me qëllime sesa ajo e bashkëmoshatarëve, e lidhur edhe me kënaqësinë e të ndjerit “i rritur” me shpejtësi, falë tjetrit që me aftësitë e tij lehtëson e zbut vështirësitë e pashmangshme relacionale. Përtej kësaj, duke u mbështetur më me lehtësi mbi lidershipin, që në fillim të paktën i është lënë më të rriturit (ai është zgjedhur për këtë).

Nga ana e vet, partneri më i vjetër mund të provojë kënaqësi duke parë tjetrin të mrekullohet për suksesin e marrëdhënies dhe shijon efektet e ridimensionimit të problemeve të kota. Gjithsesi, aspektet psikobiologjike të një raporti dysh e bëjnë të nevojshëm kufizimin e diferencës në moshë në lidhje me kushtet fizike të gjithsecilit: marrëdhënia sentimentale dhe shkëmbimi emotiv e kanë të nevojshëm edhe pasionin dhe një seksualitet të mirë. Në këto kushte, interaksioni veçanërisht asimetrik mund të jetë interesant për të dy si në proverbin e lashtë lindor: “Në mendjen e ekspertit ka shumë mundësi, kurse në atë të fillestarit pak”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top