Dhuna psikologjike nuk lë gjithmonë shenja të dukshme, por shkatërron njeriun nga brenda. Ajo mund të jetë kontroll, kërcënim, poshtërim, izolim, mbikëqyrje, manipulim ose fyerje të vazhdueshme që dëmtojnë rëndë vetëvlerësimin dhe lirinë e një personi.
Tani Suedia po bën një hap të rëndësishëm. Nga 1 korriku 2026, dhuna psikologjike do të jetë vepër penale më vete në ligjin suedez. Kjo nuk është vetëm fjalë, konferenca apo seminare, është ligj.
Partia Moderaterna, që sot udhëheq vendin, e ka çuar këtë çështje përpara dhe ka marrë përgjegjësi konkrete për të forcuar mbrojtjen e viktimave. Ky është një hap i rëndësishëm për të ndalur më herët dhunën në marrëdhëniet e afërta, dhunën e burrave ndaj grave dhe shtypjen e lidhur me nderin – edhe kur dhuna nuk lë mavijosje në trup.
Veçanërisht e rëndësishme është që ligji merr parasysh edhe mënyrën se si dhuna psikologjike shfaqet në marrëdhëniet e të rinjve dhe në botën digjitale, ku kontrolli, kërcënimet dhe poshtërimi shpesh ndodhin përmes telefonit, rrjeteve sociale dhe mesazheve. Askush nuk duhet të jetojë nën frikë, kontroll apo poshtërim.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

