Mirëqenie

October 5, 2018 | 9:50

Nga Adelina Pjetra / Ankthi një tren në arrati, terapia BWRT, mënyra për të ndryshuar perspektivën tuaj

ANKTHI ËSHTË NJË PJESË E NATYRSHME E SJELLJES NJERËZORE SADO E PAKËNDSHME QË TË NDIHET. ËSHTË PJESË E MEKANIZMIT TË VETË-RUAJTJES PËR TË NA PARALAJMËRUAR NDAJ RREZIKUT DHE SI I TILLË ËSHTË NJË ASET SHUMË I VLEFSHËM PASI NA BËN TË NDALOJMË DHE TË SHQYRTOJMË SITUATAT, KËSHTU QË NJË SASI ANKTHI ËSHTË E DOBISHME PËR TË NA MBAJTUR TË SIGURTË NGA NJË RREZIK I VËRTETË NËSE E KUPTONI SE ËSHTË DUKE JU NJOFTUAR  PËR NJË RREZIK TË AFËRT OSE TË PASHMANGSHËM.

Nga Adelina Pjetra specialiste e liçensuar në BWRT -Therapy EMDR -Therapy

Nga Adelina Pjetra
specialiste e liçensuar në BWRT -Therapy EMDR -Therapy

Ankthi dhe frika janë të lidhura, dhe shumë njerëz i shohin këto si emocione negative, por në realitet sapo të kuptoni çfarë kam shkruar pak më sipër mund të shikohet se ankthi është me të vërtetë i dobishëm dhe i rëndësishëm, dhe pa të ne nuk do të vendosim jetën tonë në situata të rrezikshme pa e kuptuar.

Sidoqoftë, ankthi mund të bëhet si një tren që është në arrati, të bëhet dukshëm i pandalshëm dhe të zhvillohet në një cikël të vazhdueshëm të mendimeve ankthioze mbi të stërmenduarit e mundësive më të vogla, dhe gjëja më e rëndësishme për të kuptuar është se: mendimet  ankthioze në mënyrë konstante rrjedhin vazhdimisht  mbi të njëjtat modele mendimi që janë në fakt të ngjashme me gërmimin thellë e më thellë si një rutinë e cila përfundimisht kthehet në një hendek ku një shkallë është e domosdoshme për të dalë jashtë. 

Çdo mendim, çdo emocion ndez një sekuencë ngjarjesh në trurin tonë dhe rrugë të reja neurale krijohen për ngjarje, modele, emocione të reja etj. Ngjarje të përsëritura nxisin rrugët ekzistuese dhe sa më shumë ato rrugë neurale janë të nxitura ose shkaktohen  më e pasur bëhet rruga ekzistuese neurale, kështu që mund të shihet se aty ku vëmendja përqendrohet shkon edhe energjia.

A ka ndonjë mënyrë për të krijuar më pas një shkallë për t’u ngjitur nga kanali i ankthit? Epo, PO. Filloni duke gjetur mënyra për të ndryshuar perspektivën tuaj. Nëse identifikohesh vazhdimisht si një person ankthioz,ju në të vërtetë po e përforconi atë besim, sepse energjia rrjedh aty ku vëmendja shkon.

Është si deklarata e vjetër “mos shiko poshtë”… ose “mos mendo për merimangat”. Në deklaratë janë komandat e ngulitura “shiko poshtë” dhe “mendo për merimangat”. Për personin që ka një problem me këto, këto komanda do të kenë ngacmuar rrugët neurale dhe ankthi do të jetë në rrjedhë të plotë përpara se të jemi edhe me një vetëdije të ndërgjegjshme për të sepse ky është mekanizmi i veprimit të mendjes së pandërgjegjshme që punon (lufto, largohu, ngri..) Ajo e bën PUNËN duke u përpjekur për të na mbajtur të sigurt.

Tani, është fakt se të qenit tepër ankthioz nuk është shumë e dobishme për shëndetin tonë mendor dhe fizik dhe mënyra e  të shprehurit  “ndalo së reaguari kaq ankthioz” për gjërat, nuk është aspak një ndihmë, sepse i gjithë procesi është ai që qeveriset kryesisht nga sistemi nervor autonom. Degëzimi autonom i sistemit tuaj nervor është jo-i vetëdijshëm ose i pavullnetshëm, që do të thotë se nuk keni kontroll të dukshëm mbi funksionin e tij. 

Sistemi juaj autonom nervor funksionon në një nivel të nënndërgjegjeshëm për të kontrolluar të gjitha funksionet e organeve dhe gjëndrave tuaja të brendshme që sekretojnë hormone. Të ndihmuarit  e personit ankthioz të ndryshojë modelet e tij të mendimit me deklarata afirmuese të cilat nuk kanë fokus diçka që ka të bëjë me ankthin, mund të fillojë rrokullisjen e topit  për të zhvilluar një muskul kujtese totalisht të re. 

Deklarata të tilla si UNË JAM I LUMTUR, I QETË dhe I SIGURTË. Unë jam në kontroll, edhe pse fillimisht nuk mund të besohet, do të fillojë të zërë rrënjë dhe me kohë të bëhet pjesë e sistemit të besimit automatik. Duke e larguar vëmendjen nga të qenit ankthioz dhe identifikimit me të, por në fakt  të identifikuarit me një grup më pozitiv të atributeve dhe besimeve në kohën e duhur, do të frenojë ciklin e vazhdueshëm të ankthit. 

Është pak a shumë si të mësuarit për të ngarë një biçikletë për herë të parë…Ne ndihemi të paqëndrueshëm…ne biem… ne tundemi, kemi disa goditje, por përfundimisht gjithçka shkon në vendin e vet  dhe ne bëhemi me vetëbesim si ai muskul i ri kujtese që zhvillohet, dhe ne bëhemi të sigurt pa e menduar atë si model të ri, aftësi të vendosur, zakon, bëhet pjesë e asaj që ne bëjmë dhe kush jemi dhe jeton  në nivelin e pavetëdijshëm.

Sa i përket asaj shkalle që të dalim nga hendeku i mendimeve ankthioze, BWRT dhe EMDR janë terapi të provuara shkencërisht që kanë ndihmuar shumë njerëz që të marrin kontrollin e jetës së tyre.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top