Në fokus

July 6, 2018 | 12:48

Nga Adelina Pjetra / Çfarë është trauma e lindjes? Si ta kuptoj që po vuaj pikërisht nga kjo ajo?

Pas lindjes, nënat përjetojnë një seri ndjenjash dhe emocionesh të cilat i drejtojnë drejt të menduarit se po vuajnë nga depresioni pas lindjes, ose “Baby blues”, po si mund të kuptojmë se cilën nga këto po përjetoj unë?

Adelina Pjetra Specialiste e liçensuar në Brainworking Recursive Therapy Terapiste EMDR Psikologe Klinike

Adelina Pjetra
Specialiste e liçensuar në Brainworking Recursive Therapy
Terapiste EMDR
Psikologe Klinike

Përjetimi i një lindjeje të vështirë mund të bëjë që nënat të  ndihen të tronditura dhe të vetmuara. Ja se çfarë është Trauma e Lindjes.

Ju mund të keni dëgjuar se vetëm ushtarët përjetojnë çrregullime të stresit post-traumatik (PTSD) pasi kanë luftuar në betejë ose persona që kanë qenë dëshmitar në një  ngjarje të tmerrshme. Por e vërteta është se çdokush mund të preket nga PTSD dhe është veçanërisht e përhapur në mesin e nënave të reja që përjetojnë një shtatzëni dhe lindje të vështirë. Në këtë rast, quhet trauma e lindjes.

MOS NDOSHTA PO PËRJETONI TRAUMË TË LINDJES ?

Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Traumave, PTSD është termi që përdoret për të përshkruar një seri reagimesh normale për një përvojë traumatike, ngjarje të frikshme ose eksperienca të këqija. Trauma e lindjes mund të ndikojë tek ju në çdo moshë, pavarësisht se sa fëmijë keni pasur më parë kësaj. Nëse keni vështirësi për të ngrënë ose për të fjetur (edhe kur fëmija juaj fle), jeni të mbushur nga mendimet dhe ndjenjat negative, shqetësoheni vazhdimisht për mirëqenien  e fëmijës tuaj të vogël ose ndjeheni të mërzitur dhe të izoluar pas një shtatzënie dhe lindjeje të vështirë, ju mund jeni duke përjetuar trauma të lindjes .

Ju nuk jeni vetëm – shumë nëna të reja përjetojnë njëfarë ankthi pas sjelljes së një jete të re në botë. Në fakt, statistikat sugjerojnë se deri në 44% e grave mendojnë se lindja është traumatike dhe rreth 15% e  nënave të reja përjetojnë PTSD pas lindjes.

Ndërkohë që  është normale të ndiheni të mbingarkuar emocionalisht dhe në ankth si një nënë e re, këto ndjenja nuk duhet të marrin vëmendjen qendrore, të bëhen dobësuese ose t’ju pengojnë të kujdeseni për fëmijën tuaj.

Nëse ndodh kështu, mendoj se është koha të kërkoni ndihmë profesionale dhe të ndani ndjenjat tuaja me familjen dhe miqtë.

SHENJAT DHE SIMPTOMAT QË JU NUK DUHET TË INJORONI.

Të kesh  “baby blues” (të ndihesh emocionale ose qaramane për disa ditë pas lindjes për shkak të luhatjeve hormonale) është e zakonshme pas lindjes së një fëmije. Megjithatë, pikat më poshtë  janë simptoma të zakonshme të PTSD:

  • Kujtime ndërhyrëse ose të përsëritura të ngjarjes dhe ndjenjën sikur jeni duke përjetuar proçesin e lindjes traumatike ose lindjen nga e para përsëri
  • Makthe ose tmerret e natës të rregullta në lidhje me ngjarjen.
  • Tentimi për të shmangur çdo mendim, ndjenjë, njerëz, vende ose detaje të ngjarjes.
  • Shmangia e fëmijës pas lindjes ose vështirësi për të krijuar lidhje ose për ta ushqyer me gji.
  • Ankthi i vazhdueshëm që mund të shfaqet si nervozizëm, vështirësi në gjumë, hiper-vigjilencë ose ndjenjë e të qënit në kufi të jetës.
  • Ndjenja të ankthit dhe mungesa e aftësisë për të përballuar, shoqëruar me sulme paniku.
  • Ndjenja e një sensi të deatashimit nga realiteti dhe atyre që janë përreth jush.

A NUK ËSHTË KJO DEPRESIONI PAS LINDJES?

Përgjigja e shkurtër është JO. Megjithëse trauma e lindjes mund të mbivendoset me depresionin postnatal, është ndryshe pasi lidhet me ankthin dhe lidhet drejtpërdrejt me përvojën e procesit të lindjes dhe lindjen në vetvete. “Ndërkohë që është e mundur të përjetohet si trauma e lindjes dhe depresioni pas lindjes në të njëjtën kohë, depresioni pas lindjes nuk paraprihet domosdoshmërisht nga një ngjarje traumatike dhe mund të ndodhë në çdo kohë gjatë shtatzënisë  ose pas lindjes”

depresionSIMPTOMAT KLASIKE TË DEPRESIONIT PAS LINDJES PËRFSHIJNË:

  • Një humor i vazhdueshëm i ulët
  • Ndjenjat e pafuqisë
  • Qan në mënyrë të tepruar
  • Nuk jeni në gjendje të krijoni lidhje me fëmijën tuaj pas gjashtë deri në tetë javët e para
  • Ndryshime në oreks, energji dhe gjumë
  • Ndjenjat të ankthit kohë pas kohe.

TRAUMA E LINDJES LIDHET ME PIKAT E MËPOSHTME, SIÇ RENDITEN NGA SHOQATA NDËRKOMBËTARE E TRAUMAVE TË LINDJES:

  • Një proces lindje i gjatë, ose i shkurtër dhe shumë i dhimbshëm
  • Induksioni
  • Mundësi të dobëta të lehtësimit të dhimbjes
  • Ndjenja të humbjes së kontrollit
  • Nivele të larta të ndërhyrjes mjekësore
  • Lindje traumatike ose emergjente
  • Trajtimi jopersonal ose probleme me stafin e spitalit
  • Duke mos qenë të dëgjuar
  • Mungesa e informacionit ose shpjegimit
  • Mungesa e privatësisë dhe dinjitetit
  • Frika për sigurinë e fëmijës suaj
  • Një lindje e foshnjës së vdekur
  • Emergjenca mjekësore e lidhur me fëmijën tuaj, e ndjekur nga një qëndrim në njësinë e kujdesit intensiv neonatal
  • Kujdesi i dobët pas lindjes
  • Trauma të mëparshme (për shembull, në fëmijëri, me një lindje të mëparshme ose me dhunë në familje).

KËSHILLA SE SI MUND TË PËRBALLNI TRAUMAT E LINDJES

Hapi i parë është të ndaloni së fajësuari veten  ose ndiheni fajtore për ndjenjat tuaja. Pasi të keni identifikuar se ankthi juaj është rritur, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë nga një ofrues i kujdesit shëndetësor, siç është mamia, mjeku ose gjinekologu. Ju do të vlerësoheni dhe do t’i referoheni psikologut ose psikiatrit në varësi të llojit të terapisë apo ilaçeve që nevojiten.

JU GJITHASHTU MUND TË NDËRMERRNI HAPAT E MËPOSHTËM:

  • Bisedoni me partnerin ose familjen tuaj se si ndiheni – edhe nëse kjo do të thotë që do të derdhni shumë lot.
  • Kërkoni nga partneri ose familja juaj që t’ju ndihmojnë të kujdesen për fëmijën tuaj ose për fëmijët e tjerë.
  • Kërkoni ndihmë dhe suport psikologjik.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top