Këshilla & Arsye

May 2, 2018 | 8:33

Nga Adelina Pjetra: Fëmijët i dëmton e bërtitura, shpeshtësia, apo nga ajo çfarë thuhet? Çfarë duhet të kenë kujdes prindërit?

E bërtitura me zë të lartë dëmton ndjenjat e fëmijëve për veten e tyre, i bën ata të frikësuar ose të shqetësuar në mënyrë që ata nuk janë në gjendje të luajnë ose të mësojnë lirisht dhe kjo mund të jetë shumë e dëmshme. Pra, është e rëndësishme të mendoni se sa shpesh ju i bërtisni fëmijëve, çfarë thoni dhe çfarë tjetër  po ndodh në jetën e tyre. Shumë prindër shqetësohen nëse e bërtitura ndaj fëmijës mund t’i lëndojë ata. Kjo ndryshon në familje të ndryshme dhe fëmijë të ndryshëm dhe në atë që  u thuhet.

Adelina Pjetra Specialiste e liçensuar në Brainworking Recursive Therapy Terapiste EMDR Psikologe Klinike

Adelina Pjetra
Specialiste e liçensuar në Brainworking Recursive Therapy
Terapiste EMDR
Psikologe Klinike

Nevojat e fëmijëve

Të ndihet që e duan

Të ndihet i sigurtë

Të ndihet i mbrojtur

Të ndjejnë se janë të vlefshëm

Të ndjejnë kufijtë e kujdesit

Të ndjejnë se ata mund të kenë sukses në disa gjëra

Të ndjejnë që ata mund të kontribuojnë- të jenë ndihmues

Të kenë mundësi të eksplorojnë dhe të provojnë gjëra të reja.

Duke u folur atyre në një mënyrë që rrezikon ndonjë nga nevojat e mësipërme ka të ngjarë të dëmtojë zhvillimin e tyre emocional.

maxresdefault

Ndikimet e familjes

Disa familje flasin me zë të lartë. Është një model në familje që të flasin me zë të lartë ose të bërtasin dhe fëmijët që rriten në këtë atmosferë  mësohen me zhurmën dhe nuk ka të ngjarë të dëmtohen nga ajo – përveçse nëse e bërtitura është poshtëruese apo e frikshme. Ndonjëherë fëmijët e këtyre familjeve kanë probleme në shkollë, sepse nuk kanë mësuar të përgjigjen ndaj udhëzimeve kur u jepen më zë të butë.

Nëse prindërit i bërtasin fëmijëve kur janë të zemëruar, fëmija mund të ndiejë zemërimin e prindërve dhe mund t’i bëjë ata të frikësuar.

Nëse prindërit i bërtasin njëri-tjetrit, fëmijët e vegjël mund të mos e  kuptojnë se janë të sigurtë dhe mund të jetë tmerruese, sidomos nëse njëri prej prindërve largohet ose zemërohet, kështu që fëmijët nuk ndihen më të sigurtë nën kujdesin e njerëzve që ata besojnë se duhet ti kenë nën vëzhgim dhe kujdesje.

Nëse prindërit shpesh kritikojnë njëri-tjetrin para fëmijës mund të rrezikojnë sigurinë e fëmijës dhe të dëmtojnë besimin e tyre në vetvete – sepse secili prind është gjithashtu pjesë e tyre.

Nëse një familje gjithmonë përdor të bërtiturën dhe konkurron për një “hapësirë”, fëmijët nuk mund të mësojnë të jenë dëgjues të mirë dhe t’u lejojnë të tjerëve mundësinë për të folur.

Fëmija …

Fëmijët ndryshojnë në aftësinë e tyre për të përballuar zhurmën dhe të bërtiturën.

Disa fëmijë duket se nuk e vënë re shumë, të tjerët do të tronditen kur dëgjojnë zëra të lartë dhe dukshëm janë të mërzitur prej tyre. Këta fëmijë mund të bëhen të frikësuar nëse ka shumë të bërtitura.

Shumë foshnja dhe fëmijë të vegjël mund të frikësohen nga e bërtitura, veçanërisht nga burrat që kanë zëra të thellësisht të lartë  .

Është e rëndësishme të shikoni reagimin e fëmijës dhe të mos vazhdoni me sjelljen që e bën një fëmijë të frikësuar ose të pasigurtë.

Ajo që thuhet…

Ashtu si edhe zhurma dhe ndjenjat e zemëruara që ndonjëherë shkojnë së bashku me të bërtiturën, efektet më të rëndësishme për fëmijët janë nga ajo që thuhet.

Çdo gjë që dëmton vetëvlerësimin e një fëmije në çdo lloj  mënyre që ndodh herë pas here mund të jetë dëmtuese.

Ndonjëherë, sidomos kur prindërit janë nën presion, ata duhet të thonë diçka për të shprehur frustrimin  e tyre.

Mund të jetë e dobishme të mendoni paraprakisht se çfarë të thoni për të shkarkuar ndjenjat, kështu që çdo gjë që thuhet nuk e dëmton fëmijën. Për shembull: “Unë kam pasur një ditë të lodhshme dhe kam nevojë për një pushim” është shumë më pak e dëmshme për një fëmijë se “Ju ,pak kështu-dhe-ashtu , gjithmonë e shkatërroni ditën time”.

Fëmijët, sidomos fëmijët e vegjël, e gjykojnë veten nga mendimet e prindërve të tyre ndaj tyre, kështu që fjalët që kritikojnë vetë fëmijën ose që e krahasojnë atë në mënyrë të pafavorshme me të tjerët, do të jenë dëmtuese.

Fjalë që kërcënojnë ndjenjën e fëmijës për siguri dhe mbrojtje  janë gjithashtu të dëmshme.

m-1-780x439

Disa gjëra të dëmshme për t’iu thënë fëmijëve:

Kërcënime – “Nëse e bën përsëri këtë , unë do të të lë dhe do iki …”

Gjërat që thonë se jeta do të ishte më e  mirë nëse ata nuk do të ekzistonin – “Nëse s’do të ishte për shkak të fëmijëve ne mund të kishim një shtëpi më të  madhe …”, “Nuk mund të të duroj asnjë minutë më tepër …”

Krahasuese – ” Pse nuk mund të jesh sado pak si motra jote?”

Etiketuese  –  “Ti je… i rrëmujshëm, i çrregullt, përtac, i pisët, budalla, një telash, qullac, ngacmues, i ngathët, i shëndoshë, i turpshëm,  i pa shpresë….”

Fajësues – ” Ti më sëmur ,më lodh…”, ” Ti me jep dhimbje koke ,një dhimbje…”

Nënkuptuese – “Do ta bëj unë, ti je shumë io ngadaltë…”, “Unë të dua ,por nuk të pëlqej”.

Shkurajuese – “Pse e kupton gjithmonë gabim?”

Abuzimi emocional

Abuzimi emocional është përcaktuar nga Akti i Mbrojtjes së Fëmijës (Australia e Jugut) si : kur një fëmijë ka pësuar ose ka gjasa të pësojë lëndime psikologjike të dëmshme për mirëqenien e fëmijës ose zhvillimi psikologjik i fëmijës është në rrezik.

Si fillim ….

E bërtitura mund të jetë rezultat i të mos qenit të aftë për të vendosur një limit mjaftueshëm më herët se kur fëmija e ka kaluar kufirin dhe ku ju nuk mund ta vendsoni më tashmë. 

Është e rëndësishme që të jeni të aftë të kuptoni kur ju nevojitet të ndaloni atë që po ndodh përpara se ju të arrini në kufirin e fundit.

Sa më parë që të ndjeni se po ndodh , ju duhet të ndaloni gjithçka që jeni duke bërë dhe atë që po bëjnë fëmijët tuaj , dhe bëni diçka që do ju ndihmojë të ndryshoni situatën për shembull:

Ulini të gjithë në kolltuk dhe përgatisni një pije

Shikoni një film

Lexoni një libër të preferuar

Luani një lojë të preferueshme por jo shumë ekzaltuese

Dilni jashtë shtëpisë, p.sh: bëni një shëtitje në park.

play-with-my-balls-childrens-book

Çfarë mund të bëjnë tjetër prindërit ?

Bëjani të ditur shpesh fëmijëve se ju i doni ata dhe që i pëlqeni  dhe  jeni krenarë për ta, për të kompensuar rastet e rastësishme kur ju mund të thoni gjëra të dëmshme.

Bëjuani të ditur fëmijëve se gabimet janë të rëndësishme sepse ato janë një mënyrë për të mësuar.

Inkurajoni fëmijët të provojnë.

Lejoni fëmijët ta dinë se ju e vlerësoni ndihmën e tyre.

Nëse jeni person që në mënyrë të natyrshme flisni me zë të lartë dhe bërtisni shumë, shpjegojini fëmijëve tuaj se kështu flisni dhe nuk jeni të zemëruar me ta.

Nëse jeni të zemëruar me partnerin tuaj, përpiquni ta zgjidhni atë larg nga fëmijët.

Nëse jeni të zemëruar me fëmijët, merrni pak minuta ose  aq kohë sa do të keni nevojë para se t’ua thoni atyre – pini një filxhan kafe, luani muzikë, shkoni për një shëtitje apo çfarëdo që ju ndihmon për t’u qetësuar

Nëse bërtisni, përpiquni të siguroheni që të mos thoni gjërat që janë të dëmshme për fëmijët ose t’i vendosni poshtëroni ata.

Nëse bërtitni shumë, fëmijët tuaj kanë gjasa të bërtasin gjithashtu. Ata po ju kopjojnë, dhe nuk përpiqen  “t’iu kuptojnë “ ju..

 Flisni për atë që dëshironi, në vend që të fajësoni ose kërcënoni – p.sh: “Dua që ti të më ndihmosh të mbledhësh lodrat”

Dëgjoni veten – për atë që thoni dhe për mënyrën se si e thoni atë

Nëse gjërat po arrijnë majat  dhe po ndiheni shumë të zemëruar shumicën e kohës, kërkoni dhe merrni  ndonjë mbështetje, qoftë nga partneri juaj ose nga një mik apo psikolog këshillimi.

Mos harroni se ajo që bëni me raste nuk është ajo që e dëmton fëmijën, por është ajo që ndodh në shumicën e kohës. Nëse në shumicën e kohës marrëdhënia juaj është e mirë, kjo është ajo që do të llogaritet.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top