Marrëdhënie

May 2, 2018 | 8:54

Gjërat që bëjnë meshkujt e dashuruar…

Meshkujt nuk janë mjaft të mirë, kur vjen puna tek përshkrimi me fjalë i emocioneve të tyre. Ata janë më të aftë me veprime, se sa me fjalë për gjërat që ndihen në siklet t’i shprehin hapur. Meshkujt duket sikur kanë lindur të jenë të fortë dhe të palëkundur. Të qenurit të ndjeshëm dhe të lirë për t’u shprehur hapur është një problem i madh për ta.

Më poshtë do të gjeni gjithçka që vihet re tek një mashkull, i cili ndjen dashuri ndaj një femre:

Ai e do dhe e respekton atë për atë që ajo është. Një mashkull i dashuruar e do femrën për çdo gjë, jo thjesht për bukurinë e saj të jashtme.

Ai është nxitësi i saj më i madh. Një mashkull i njeh aftësitë e femrës që do dhe do e nxisë atë përherë të arrijë çdo gjë që me përpjekje mundet ta arrijë.

Ai e mbron atë. Një mashkull i dashuruar do ta vendoste edhe veten në rrezik për atë që dashuron dhe nuk po flasim vetëm për aspektin fizik, por edhe për atë emocional.

Ai vepron. Në kohëra të vështira duhen marrë vendime të vështira dhe një mashkull i dashuruar i merr ato vendime dhe vepron për t’i vendosur në praktike. Ai nuk ia hedh të tjerëve përgjegjësitë që i takojnë atij.

Ai e vlerëson opinionin e saj. Nëse ai të do, gjithë kohës do të kërkojë opinionin tënd për gjithçka që lidhet me sjelljen, pamjen apo çdo gjë tjetër në përditshmërinë e tij.

Ai e dëgjon femrën që do. Nëse ajo flet, mashkulli ndalon së bëri punën që po bënte dhe e dëgjon me vëmendje. Edhe nëse ajo që do i thuhet nuk ka shumë rëndësi, përsëri ai e dëgjon, sepse ajo femër është personi më i rëndësishëm në botë për të.

Ai mban mend çdo gjë. Një mashkull i dashuruar e mban mend ngjyrën tënde të preferuar, mënyrën se si të pëlqen kafja apo se çfarë librash të pëlqen. Bën mirë mos t’ia kujtosh ditëlindjen apo përvjetorin e lidhjes suaj, pasi e mban mend më mirë nga ty.

Ai e vendos femrën që do në vend të parë në jetën e vetë. Nëse ajo ka nevojë për të, mashkulli i dashuruar e lë çdo gjë që po bën dhe shkon për ta ndihmuar.

Ai e do dhe e lë të bëjë çfarë të dojë. Kur një mashkull është i sigurtë për ndjenjat e tij për një vajzë, ai nuk e ka problem që ajo të dalë me shoqet dhe as e privon për dalje të tilla.

Atij i mungon femra që dashuron. Nëse asaj i duhet të udhëtojë për punë apo për arsye familjare, atij i mungon kur largohesh. Ai mendon gjithë kohës për ty dhe ka për të telefonuar, apo për të shkruar duke ta thënë se sa i mungon.

Ai ndjen dhimbjen që ndjen femra që do. Nëse ajo është duke vuajtur, edhe ai vuan po ashtu. Një mashkull i dashuruar ndjen edhe dhimbjen fizike të asaj që dashuron. Ata nuk duan t’i shohin duke vuajtur ato që i duan me gjithë zemër

Burimi / intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top