Marrëdhënie

November 6, 2017 | 9:23

Nga Adelina Pjetra/ Roli i babait para dhe pas shtatzënisë…

Baballarët duhet të jenë përkrah bashkëshorteve që në momentin e ngjizjes, lindjes dhe rritjen e fëmijëve të tyre, por realiteti botëror dhe ai shqiptar ka treguar që nuk është kaq e thjeshtë.

1

Adelina Pjetra, Psikologe Klinike &Terapiste EMDR

Adelina Pjetra, Psikologe Klinike &Terapiste EMDR

Është e vërtet që një baba nuk e përjeton ardhjen e një fëmije ashtu si nëna sepse biologjia e ndalon, por kjo nuk e shfajson atë për mosprezencë gjatë shtatzënisë, lindjes dhe rritjen e fëmijës. Një baba nuk e përjeton ardhjen e fëmijës ashtu si nëna, dhe afeksioni në këtë rast është më i vështirë për t’u vendosur si marrëdhënie, pasi babai nuk e ka mbajtur për nëntë muaj në trupin e tij fëmijën ashtu siç ka bërë nëna. Por kjo nuk do të thotë që prania e tij është më pak e nevojshme.

Ne jetojmë në një shoqëri patriarkale, e cila e ka vështirë ta perceptojë që babai ashtu si edhe nëna janë një element shumë i rëndësishëm si gjatë shtatzënisë dhe pas saj.

Ky mendohet si një proces jetësor që i përket vetem gruas sepse ajo e sjell në jetë fëmijën është një ‘detyrë’ dhe ‘përgjegjësi’ e saj, si ecuria e suksesshme e shtatzënisë, sjellja në jetë e fëmijës dhe mbi të gjitha edukimi i fëmijës sipas normave shoqërore për të qënë të pranueshëm në shoqëri. Por janë pikërisht këto norma të cilat kushtëzojnë dhe ndikojnë në prezencën e babait gjatë procesit të rritjes së fëmijës, ‘detyra’ e tij është të sigurojë të ardhurat e mjaftueshme për familjen.

Roli i baballarëve shpesh shihet si një mbrojtës natyral, suportues, të përgjegjshëm dhe janë të aftë të sigurojnë të mira materiale për fëmijet e tyre. Babai përfshirës në rritjen e fëmijës ofron zhvillim mendor, parashikime specifike për djalin apo vajzën e tyre, nëpërmjet ciklit të jetës, dhe janë gati imponues nga mënyra e trajtimit të këtyre specifikave. Figura e një babai aktiv , luan një rol ‘çelës” , në reduktimin e problemeve të sjelljes tek djemtë , dhe problemet psikologjike tek vajzat.

Rritje e numrit te marrëdhënies baba-femijë, ka dhënë prova në rritjen e stabilitetit shoqëror të fëmijës, edukimin dhe në potencialin e të arriturit një martesë solide si një i rritur. Fëmijët bëhen dhe më kuriozë për botën që i rrethon, dhe janë më efektivë, më të suksesshëm në zgjidhjen e problemeve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top