Një nga emocionet më të dhimbshme dhe që ndikon në jetën e njeriut është turpi.
Turpi është një emocion i fuqishëm universal, i cili shpesh shfaqet kur ndihemi thellësisht vulnerabël për diçka dhe besojmë se të tjerët kanë fuqinë për të na gjykuar dhe në fund të fundit të na refuzojnë. Turpi na tregon se ne nuk jemi mjaftueshëm të mirë, se nuk jemi të denjë, nuk vlejmë. Turpi shkakton ndjenjën e sikletit, dhe shpesh, një ndjenjë të thellë të poshtërimit që na bën të duam ose të luftojmë, të ikim ose të ngrijmë.
Fakti që ne më së shumti përjetojmë turp në të ndjerit vulnerabël, është një arsye se pse turpi është një emocion kaq i fuqishëm. Një arsye tjetër është se turpi zakonisht shfaqet në momentin kur kemi nevojë më së shumti për dashuri të pakushtëzuar dhe pranim.
Përfytyroni çfarë ndjeni ju si diçka më vulnerabël, çfarëdo lloj gjëje që ju mbush me ndjenjën e frikës. Ata që ju i doni dhe kujdeseni më shumë nëse ju njohin realisht do t’ju braktisin. Por, para se t’ju braktisin, ata do të qeshin me ju, do bëjnë thashetheme rreth jush, do ju fyejnë dhe pastaj do t’ju braktisin. Ndjenja që përjetohet në përgjigje të këtij skenari ka shumë të ngjarë të jetë turpi.
Sipas hulumtuesit të vulnerabilitetit, Dr. Brené Brown, turpi nuk është i njëjtë me fajin. Faji produktiv (jo lloji perfeksionist) është adaptim, diçka që përjetojmë kur kemi bërë një gabim dhe ne duhet ta rregullojmë atë. Sapo të marrim përgjegjësinë për sjelljen tonë dhe bëjmë atë që mundemi për të ndrequr gabimin tonë, ndjenjat e fajit duhet të zhduken përfundimisht. Ndryshe nga fajësia produktive, turpi nuk shuhet pasi kemi marrë përgjegjësinë për gabimet tona dhe në fakt, pavarësisht nga ajo që ne bëjmë, turpi shpesh bëhet më keq me kalimin e kohës, duke na goditur në valë ngacmimesh, ndonjëherë për vite, ndonjëherë për të gjithë jetën.
Faji produktiv na tregon se sjellja jonë është e keqe, turpi na tregon se ne jemi të këqij.
Një tjetër gjë për përvojat turpëruese është se ato janë thellësisht personale në kuptimin që, ajo që më turpëron mua, nuk mund të turpërojë të tjerët (dhe e kundërta). Ju i konsideroni disa gjëra të turpshme për shkak të lenteve që përdorni në jetë për të krijuar kuptueshmërinë, dhe këto lente janë krijuar gjatë gjithë jetës së- kuptimit të përvojave , të rrënjosura në fëmijëri dhe të përforcuara gjatë gjithë jetës .
Turpi shpesh drejton atë që ne themi “duhet” në jetën tonë, ato gjëra që kemi brendësuar gjatë viteve që na tregojnë nëse jemi të mirë apo të këqij, në rrugë të mbarë apo jo, të denjë ose të padenjë. Ne të gjithë kemi disa nocione “duhet”, të udhëhequra nga vetja jonë ideale, rrëfimet tona, për të cilat besojmë se jemi (ose duhet të jetë), dhe nëse ecim shumë larg kursit tonë të drejtuar nga duhet, ne shpesh ndiejmë turp.
Të kalojmë nga turpi dhe dhimbjet e kokës drejt ndjesive të gëzimit dhe dashurisë është diçka që të gjithë ne mund ta bëjmë. Si mund ta mësojmë këtë?
Sepse secili nga ju ka qenë në një moment aty plot me turp, duke bërë gjithçka që keni në dorë për të kontrolluar veten, situatën tuaj, dhe çdo person përreth jush, kështu duke shkatërruar edhe çdo marrëdhënie që keni pasur. Nëse dëgjoni fjalët: “Nuk të dua” nga buzët e nënës tuaj, dhimbja dhe lëndimi janë torturuese, por më shumë se kjo, është turpi ai që rrethon gjithçka, duke e bërë këtë situatë të padurueshme.
Shumë gra sot në shoqërinë tonë, e fshehin këtë “sekret”. Fakti që ato nuk kanë një marrëdhënie me nënën e tyre në mënyrën siç e dëshirojnë, i bën të mos e pranojnë këtë publikisht për shkak të turpit që e rrethon këtë subjekt “tabu”. Nëse vetë nëna juaj nuk ju do, ju duhet të mos duheni.
Kështu ky sekret mbahet vetëm për veten, duke pretenduar që nuk është reale, duke e rrethuar të gjithë këtë çështje me turp. Deri në momentin që efektet e saj shihen në martesë, me fëmijët, miqtë, marrëdhënia vajzë-nënë ndikon gjithçka. Mos e nënvlerësoni fuqinë dhe intensitetin e kësaj marrëdhënie.
Pra, pse ndjejmë kaq shumë turp që na bën të kemi nën kontroll gjithçka?
Thjesht, sepse na bën të ndjejmë se ka diçka të gabuar me ne, beson realisht se jemi krejtësisht i/e të pa vlerë.
“Besoja se duhej të ishte diçka shumë e gabuar me mua nëse nëna ime nuk më donte dhe unë u bëra e varur nga kjo ndjenjë turpi. Më lejoi mua të ndihem në kontroll të ndjenjave të njerëzve të tjerë, prandaj në njëfarë mënyre, nëse ishte faji im, atëherë unë mund ta ndryshoja atë”.
Nëse unë i lejoja ata të ushtrojnë fuqinë e tyre, më bënte të ndihesha e pa shpresë mbi veprimet e tyre. Kjo gjë vazhdon gjatë gjithë fëmijërisë në mënyrë të panjohur, ku individi mëson se si të fajësojë të gjithë dhe gjithçka tjetër, duke mos pranuar kurrë asnjë lloj përgjegjësie. ISHTE GJITHMONË FAJI TYRE. UNË KONTROLLOJA SE SI ATA NDIHESHIN.
Sa jemi të vegjël zhvillohen ndjenja të ulëta të vetëvlerësimit, të cilat fillojnë të shtohen përgjatë rritjes së një individi. Ka shumë ndjenja që fshihen nga të tjerët dhe i mohohen edhe vetes, duke e zhytur veten në turp dhe faj. Për sa kohë që mbajmë ndjenjat e turpit, do të maskohen ndjenjat e tjera të vetmisë, të frikës, pakënaqësisë dhe trishtimit, të cilat nuk mund t’i ndiejmë e durojmë dot. Duke menduar që, unë më mirë ndiej këtë dhembje që ia shkaktoj vetes se sa ndjenjat e asaj që po ndodh në jetën time. Në këtë mënyrë, unë ndjej një kontroll.
Do mundohem të ndaj me ju disa këshilla se si ta procesoni turpin në mënyrë që të mos e kaloni jetën duke luftuar një betejë të brendshme me veten:
Filloni të kujdeseni për veten dhe ta vendosni atë si numri 1 në jetën tuaj. Njihni dhe pranoni ndjenjat tuaja, mësoni të ndjeni, dhe të jeni të vetëdijshëm për atë që po ndodh me ju tani, në mënyrë që të mos i mbuloni ato me turp dhe zemërim. Filloni të jeni i mëshirshëm ndaj vetes dhe do të vini re se ndjenjat e kontrollit do të zbehen, pasi nuk keni më nevojë për të mbrojtur veten. Ju jeni duke qenë autentike më në fund.
Lëreni të kalojë kontrollin ndaj të tjerëve. Pranoni se ndjenjat, mendimet dhe fjalët e njerëzve të tjerë nuk kanë të bëjnë fare me ty. Ju nuk keni kontroll nëse ata janë të lumtur apo të trishtuar, kjo është vetëm në kontrollin e tyre. Kjo ndihet jashtëzakonisht si liri, dhe heq një barrë të madhe nga shpatullat tuaja. Në këtë mënyrë, ju do të liroheni nga besimet e rreme që keni për veten tuaj, atë pa vlefshmëri të plotë.
Bëhu i ndershëm, i sinqertë. Shkruajini në një bllok të gjitha ndjenjat dhe përballuni me to, shkruani se nga çfarë keni frikë, me çfarë e mashtroni veten, shkruani rreth gjithçkaje. Mos ndaloni së shkruari derisa çdo emocion të jetë në letër, pastaj merrni letrat dhe digjini ato. Shikoni hirin dhe tymin që ngjitet lart në qiell. Ju do të lironi veten nga këto ndjenja.
Gjeni pozitiven. Ka gjithmonë një mënyrë tjetër për të parë diçka. Mund të arrini ta ktheni gjithë marrëdhënien me nënën tuaj në një marrëdhënie përkrahëse dhe të dashur dhe të filloni të shikoni fuqinë dhe guximin nga gjendja juaj. Mund të filloni ta shikoni të gjithë jetën tuaj përmes “lenteve të reja optike” sapo të vendosni ta shikoni atë në një mënyrë tjetër. Nuk do të ndjeni asnjë turp ose keqardhje, sepse këto përvoja ju kanë bërë të jeni personi që jeni sot, dhe të jeni krenar për këtë. Nëse jeni në këtë pozicion pikërisht tani, një vend ku e dini se ka diçka më të mirë për ju, se nuk po jetoni jetën që dëshironi të jetoni, mendoni të merrni mbështetje për ta kapërcyer këtë moment.
Është një shenjë guximi për të arritur dhe kërkuar ndihmë. Pse? Sepse nuk është e lehtë. Do të jetë një hap në jetë që nuk do të pendoheni kurrë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.