Ankthi është një gjendje serioze. Kërkoni ndihmë ose ndihmoni dikë që e doni, n.q.s ju apo dikush tjetër që njihni ka ndonjë nga simptomat si më poshtë:
ANKTHI TIPIK
Shkaktuar nga:
- Zakonisht nga stresi
- Nervozizëm ose shqetësim për një test ose ngjarje që do ndodhë
- Nuk zgjat shumë në kohë
- Paralajmëron rrezik
Çfarë mund të ndihmojë:
*Ushtrime fizike dhe dietë e shëndetshme
*Limitimi i kafeinës
*Të bësh gjumë të mjaftueshëm
*Frymëmarrje e thellë ose joga
*Dëgjimi i muzikës
ÇRREGULLIMI I ANKTHIT TË PËRGJITHËSUAR
Shenjat & Simptomat:
- Shqetësim i vazhdueshëm, i ekzagjeruar dhe jo real rreth gjërave të përditshme
- Paaftësi për relaks,nervozizëm
- Vështirësi për t’u përqendruar
- Lodhje, ndjesi të vjellash dhe pagjumësi
- Trembet alarmohet lehtësisht
- Rrahje të shpejta zemre, dridhje trupi
Çfarë mund të ndihmojë:
*Suplemente natyrale
*Meditim&Mindfulness
*Ushtrime fizike, dietë e shëndetshme
*Gjumë të mjaftueshëm
*Limitimi i kafeinës
*Këshillim/Terapi
*Farmakoterapi
ÇRREGULLIMI I RËNDË I ANKTHIT
Shenjat & Simptomat:
- Atak paniku i rëndë
- Vështirësi frymëmarrje; ndjesi sikur po mbytet,ngushtim fyti,dhimbje në gjoks
- Djersitje,të dridhura,ndjesi sikur po pëson një atak zemre
- Ndjesi mpirjeje, i shkëputur, ose sikur po çmendesh
- Frikë intensive,flashbacks, PTSD
Çfarë mund të ndihmojë:
*Medikamente me recetë ose SSRIs
*Këshillim/CBT
*EMDR Terapi
*Trajtime të tjera psikologjike
Për këshillim të vazhdueshëm mundet të shkruani në: [email protected]
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.