Këshilla & Arsye

June 30, 2018 | 8:52

Nga Adelina Pjetra: Unë nuk jam i kënaqur me jetën time…

Unë e di se si mund të ndiheni kur ju gjeni se nuk jeni të kënaqur me të gjitha aspektet e jetës tuaj. Kur dikush përjeton këtë ndjenjë të pakënaqësisë me jetën e tij, kjo zakonisht shkakton qindra mendime të tjera negative që përforcojnë më tej pakënaqësinë e tij.

Adelina Pjetra Specialiste e liçensuar në Brainworking Recursive Therapy Terapiste EMDR Psikologe Klinike

Adelina Pjetra
Specialiste e liçensuar në Brainworking Recursive Therapy
Terapiste EMDR
Psikologe Klinike

Në këtë pikë çdo gjë duket se po shkon keq, statusi i marrëdhënieve tuaja, gjendja juaj financiare, lidhja juaj me Zotin dhe me karrierën tuaj. Megjithatë, kjo ndjenjë e pakënaqësisë mund të mos jetë aq e keqe sa duket, por në të vërtetë ajo mund të jetë një mundësi e madhe për ndryshim. Nëse keni arritur të kanalizoni këtë ndjenjë në mënyrë korrekte, do të përfundoni me ndryshime të mëdha në jetën tuaj, gjë që jo vetëm do t’ju bëjë të kënaqur, por gjithashtu do t’ju bëjë të lumtur.

PAKËNAQËSIA DHE MOTIVIMI

Nëse prekni  një objekt shumë të nxehtë, sistemi juaj nervor menjëherë do të thërrasë një veprim refleks që do ta largojë dorën shpejt nga burimi i nxehtësisë.

Sistemi juaj nervor nuk ishte i kënaqur nga temperatura aktuale që ndjeu dhe kështu e kanalizoi këtë pakënaqësi në mënyrë korrekte  dhe e largoi dorën tuaj nga aty.

Pakënaqësia është një sasi e madhe e energjisë, pasi është një burim i madh i motivimit negativ. Njerëzit zakonisht janë më të motivuar që të largohen nga ngjarjet e këqija sesa janë të motivuar të lëvizin drejt diçkaje që i gëzon ata.

Ajo që po përpiqem të them është : se tani keni një sasi të madhe energjie dhe motivimi për shkak të kësaj pakënaqësie që po përjetoni. Gjithçka që ju duhet të bëni tani është ta drejtoni këtë energji  si duhet.

Ju duhet të kuptoni se depresioni rezulton nga heqja dorë tek të shpresuarit  në vend që të përballohemi me problemet e jetës. Udhëzuesi i fundit për të fituar mbi depresionin, shpjegoi se si depresioni mund të jetë asgjë më shumë se reagimi i mendjes suaj të pavetëdijshme ndaj humbjes së shpresës në trajtimin e një problemi të caktuar. Nëse nuk bëni veprime ju do të humbni shpresën dhe kjo humbje e shpresës së shpejti do të kthehet në depresion.

FILLO TANI!!!

Në këtë pikë të jetës suaj keni dy opsione, e para është të qani dhe të deklaroni humbjen dhe e dyta është të luftoni përsëri. Vendosni tani, që ky moment aktual është fillimi i një ndryshimi të madh në jetën tuaj. Bëni një zotim pikërisht tani që ju do të bëni çmos për të ndryshuar të gjitha gjërat që ju bëjnë të pakënaqur me jetën tuaj.

Merrni një letër dhe një stilolaps dhe shkruani të gjitha gjërat që ju bëjnë të pakënaqur në jetën tuaj. Mos i ekzagjeroni problemet sepse kur ne tentojmë të mendojmë negativisht, nuk shohim asgjë në një mënyrë pozitive. Pasi ta përfundoni listën tuaj, filloni të vendosni qëllime realiste dhe të arritshme për secilin problem që keni shkruar.

Sapo të përfundoni me shkrimin e planit tuaj do të ndiheni më mirë. Pak ditë pasi të filloni ti aplikoni ato, pakënaqësia juaj do të largohet dhe sapo t’i arrini këto qëllime ju do të ndiheni të lumtur.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top