Këshilla & Arsye

June 30, 2018 | 9:16

Stili i jetesës dhe kequshqyerja rrisin rrezikun e sulmeve në tru tek të rinjtë

Ekspertët e Britanisë kanë paralajmëruar se shumë të rinj, jo vetëm në Britani por në gjithë botën, janë duke e vendosur veten në rrezik për sulme të hershme të trurit.

Stilet e pashëndetshme të jetesës dhe ushqimi i keq janë shkaktarët kryesorë që të rinjtë po diagnostikohen me hipertension.

Tensioni i lartë i gjakut vendos tendosje më të madhe në zemër dhe në enët e gjakut, ndërsa me kalimin e kohës rrit rrezikun për sulme të zemrës apo të trurit.

Nisur nga kjo, ekspertët u sugjerojnë qytetarëve, që pavarësisht moshës, të kontrollojnë në mënyrë të rregullt tensionin e gjakut.

Mbipesha, mungesa e aktiviteteve sportive dhe ngrënia e sasive të mëdha të kripës janë të gjithë faktorë të cilët ndikojnë në zhvillimin e tensionit të lartë të gjakut.

Vlen të përmendet se hipertensioni ka qenë përgjegjës i përafërsisht 75.000 vdekjeve vetëm në Britani gjatë vitit 2015.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top