Psikofakt

August 23, 2018 | 12:10

Nga Aida Shquti: Ndryshimi që po pësojmë, kemi hyrë në errësirë të plotë vrasëse

Bota nuk rrotullohet rreth nesh, jemi ne që rrotullohemi bashkë me botën. Jeta ndryshon, njerëzit ndryshojnë, dhe ne ecim bashkë me rrymën e jetës. Është paradoksale të mendosh se do të qëndrosh gjatë të gjithë jetës në të njëjtin pozicion gjeografik, mendoj unë, po aq sa ç’është edhe se do të mbetemi gjithmonë të njëjtën.

Aida Shquti, Master Shkencor për Mësuesi në Gjuhën Angleze në UT, e apasionuar pas të bukures, inovatives në stilin e jetesës dhe mirëqenies

Aida Shquti, Master Shkencor për Mësuesi në Gjuhën Angleze në UT, e apasionuar pas të bukures, inovatives në stilin e jetesës dhe mirëqenies

Njeriu rritet dhe bashkë me rritjen vjen edhe ndryshimi. Dje kisha tre miq për kokë, sot mund të mos kem më asnjërin prej tyre dhe nesër do të njihem me miq të rinj.

Nuk jam kundra ndryshimit pozitiv, por sot rrallëherë gjen fytyra të vërteta. E shumta, janë filtra, si ato të telefonave inteligjentë, që kanë pushtuar botën duke e bërë atë më të vogël, ashtu edhe zemrat e njerëzve. Kohë ka plot, por për çudi, të gjithë qahen se nuk kana kohë e janë të zënë me punë.

Ndoshta nuk e di ti o njeri ta menaxhosh mirë kohën, se sa herë Zoti ka zgjatur ditën e sa herë natën. Po ku të mos kesh kohë ti kur pi tri kafe në ditë, alkool me po të njëjtin person dhe çuditërisht, se si ndodh, por ndodh, që fjalët nuk të sosin kurrë se herë do përflisni kolegen e zyrës, herë vjehrrën, e here kushërirën që jeni zënë e nuk flisni më. E për të mos përmendur pastaj që, pesë orë në ditë t’i hanë rrjetet sociale, efektet e fotove, profilet e njerëzve, pushimet e shtrenjta të komshies dhe prapë qahemi se nuk kemi kohë.

Vërtet kemi ndryshuar, por ky nuk quhet ndryshim, por rrënim i vlerave dhe moralit të lartë. Kemi harruar të shkojmë për vizitë tek tezja, tek halla, por takohemi vetëm për dasma e vdekje.

enshmo

E pyesim njëri-tjetrin: “po filani çfarë bën” dhe nuk marrim guximin që atë filanin ta telefonojmë për t’i dëgjuar zërin apo të shkojmë ta takojmë. Shkruajmë në messenger dhe whatsapp, por kemi harruar shkrimin e dorës. Dërgojmë puthje e përqafime me ikona, por kemi harruar ngrohtësinë që të fal një përqafim i vërtetë.

Vërtetësia sot ka vdekur. 50 për qind e fjalëve të njerëzve janë gënjeshtra dhe janë bërë mjeshtra të kamuflimit, saqë nuk e kupton kur thonë të vërtetën e kur gënjejnë. Nuk kanë faj në fakt, kur çdo ditë lexojnë portale mashtrimesh, lajme të rreme, marrin premtime pune që nuk realizohen kurrë, një herë gënjen burri e një herë fëmija.

E më ç’botë po jetojmë? Ku do të shkojmë kështu?

Nuk është çështja të hymë në Europë apo jo, por të ngremë lart vlerat njerëzore, të cilat janë vënë në një gjumë të thellë dhe nuk ka shenja të një zgjimi të afërt.

Europën mund ta ndërtojmë edhe në vendin tonë, pa qenë nevoja të shtegtojmë, por fillimisht duhet të ndriçohemi, se kemi hyrë në errësirë të plotë vrasëse. E sa kohë duhet që drita të depërtojë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve? Kjo varet nga secili prej nesh, se sa e duam dritën apo parapëlqejmë të rrimë në errësirë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top