Këshilla & Arsye

March 10, 2020 | 10:00

Nga Almira Llausha / Si i shpjegohet një fëmije Koronavirusi?

 

Mund të këtë mënyra të ndryshme për t’i shpjeguar një fëmije çfarë është Koronavirusi. Apo se si mund ta shohim me sytë e një fëmije se çfarë është ky Koronavirus, që është një shqetësim në të përditshmen tonë.

Almira Llausha Psikologe keshillimi Terapiste EMDR, ABA, Art. Specialiste për Mbrojtjen e Fëmijëve

Almira Llausha
Psikologe keshillimi
Terapiste EMDR, ABA, Art.
Specialiste për Mbrojtjen e Fëmijëve

Koronavirusi është një “krijesë” e vogël, dhe e padukshme për syrin e lirë. Si e tillë, ajo është edhe shumë e zemëruar. Është lodhur nga të ndjerit e vogël dhe për këtë, ajo dëshiron të krijojë një ushtri të tërë si vetja e saj. Meqë nuk mund të shtohet vetëm, Koronavirusi hyn në organizmin e  personave të tjerë, duke dëshiruar të bëjë shumë kopje të tij.

Ky djalë i keq ka një sistem shumë të zgjuar. Ai mund të fshihet brenda një pike pështyme ose në një hundë të dobët, duke na e bërë të vështirë frymëmarrjen. Irriton fytin dhe hundën në një masë të tillë, sa njerëzit fillojnë të kolliten apo të teshtijnë.

Shmangia sa më shumë të jetë e mundur e kontaktit fizik, është shumë e rëndësishme, për arsye që kjo “krijesë” e vogël mund të futet në organizmin e personave të tjerë ndërmjet pështymës apo kontaktit fizik.

Nëse teshtijmë ose kollitemi, vendosim parakrahun (bërrylin) përpara në mënyrë që mos të ketë kontakt teshtima me lëkurën (e duarve). Mbi të gjitha, duhet të lahen duart shpesh që të ulim rrezikun, apo të parandalojmë Koronavirusin të zbatojë planin e tij të ligë!

  • Për fat të mirë, të gjithë kemi disa lloje qelizash (që na mbrojnë), të cilat janë në gjendje të njohin dhe luftojnë viruset. Njeri nga treguesit që ky virus është futur në organizëm, është kur ne kemi temperaturë dhe fillojmë të kemi ethe. Kur shkatërrohet edhe virusi i fundit, ethet kalojnë, po ashtu edhe kollitjet e teshtitjet.
  • Janë disa qeliza të tjera, të cilat sulmojnë ato qeliza të cilat janë të infektuara dhe i shkatërrojnë ato.
  • Janë po ashtu, edhe disa qeliza të tjera, të cilat janë të rrumbullakëta e formojnë së bashku grushte të mëdha, dhe nuk i lejojnë viruset të hyjnë në organizmin tonë.

Kush ka më shumë qeliza mbrojtëse nga të gjithë ne?

Vetë fëmijët. Koronavirusi është një ngacmues, por ne jemi më të fortë dhe më të zgjuar. Tashmë e njohim virusin dhe i kemi zbuluar lëvizjet e tij. Nëse e ndihmojmë njëri-tjetrin mund ta mposhtim saktësisht ashtu siç kemi mundur edhe viruset e viteve të kaluara.

Së shpejti do të kthehemi të luajmë dhe të shkojmë në kinema, sepse COVID-19 nuk do të TREMB askënd.

Prandaj, SË BASHKU PA ANKTH E PA PANIK do të dalim FITIMTARË.

 

 

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top