Këshilla & Arsye

September 8, 2018 | 8:05

Nga Almira Llausha: Si mund ta shërojmë ankthin, duke u përqendruar në gjërat që na bëjnë të lumtur

A keni takuar një femër të fortë por që në vetveten e saj mbart ankth? A e keni pyetur veten tuaj se si ia del mbanë “X-i” të mposhtë ankthin e saj? E pra, gratë më të forta janë gratë me ankth. Pavarësisht çdo gjëje, ajo e kupton ankthin e saj dhe motivohet.

Almira Llausha, psikologe këshillimi dhe Terapiste EMDR (niveli l)

Almira Llausha, psikologe këshillimi dhe Terapiste EMDR (niveli l)

– Gruaja e fortë është ajo që luftoi ankthin e saj për një kohë të gjatë dhe vazhdon ta bëjë atë me guxim.

– Është ajo nuk është viktimë e luftës së saj mendore, sepse e di se në zemrën e saj ka shumë më tepër se demonë që jetojnë në mendjen e saj.

– Gruaja e fortë ka mësuar të mbajë kokën lart kur kaosi në mendjen e saj e konsumon, kështu që fjala dobësi nuk është në fjalorin e saj.

– Gruaja e fortë është vajza më e fortë, sepse edhe kur ajo ka errësi në mendje dhe pëllëmbët i ka të djersitura, ajo merr shpresë, merr frymë thellë dhe pret që drita të kthehet dhe ta udhëheqë nga errësira.

A young woman biting her nails, close-up

– Gruaja e fortë ka një dëshirë të vullnetshme, inteligjente dhe kurajoze dhe madje kur ajo mendon se nuk mund të merret me atë ankth që e dorëzon, zemra e saj i pëshpërit në vesh dhe i kujton se sa e rëndësishme është për këtë botë dhe për çdo person të vetëm që e do atë.

– Gruaja e fortë çdo sfidë e vështirësi e kalon me shpirt luftaraku dhe që përcjell emocione pozitive.

– Gruaja e fortë pothuajse asnjeherë nuk e heq buzëqeshjen nga fytyra, kjo e bën edhe më të bukur atë.

relaxing

Ankthi mund të jetë pjesë e pandashme e gjithsecilit prej nesh, mund të jetë mashtrues e të na bëjë të vuajmë. Mund të na marrë dritën e gjykimit, kështu kjo kërkon forcë. Kuptohet që mund të jemi të ndjeshëm mos e luftoni atë dhe kuptoni se në atë moment që vjen ju duhet të ndryshoni gjërat që po bëni.

Ne duhet të mësojmë se ankthi është një gjë që vetëm ne mund ta shërojmë dhe të përqendrohemi në gjërat që na bëjnë të lumtur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top