Mirëqenie

February 26, 2018 | 9:49

Nga Anila Kalleshi / 5 pije për të fjetur më mirë dhe për të humbur peshë

Edhe nëse mund t’i pimë ato gjatë ditës apo nëse i marrim këto pije në mbrëmje, ato do të na ndihmojnë të flemë më mirë, të humbim peshë dhe të jemi të çlodhur…

Lëng rrushi për të fjetur më mirë dhe për të humbur peshë

Lëng rrushi natyral është një burimi mrekullueshëm për shëndetin tonë. Epo, nëse ne mësohemi me një gotë lëng rrushi të kuq çdo natë, do të marrim përfitime të ndryshme: Para së gjithash ne do të detoksifikojmë organizmin dhe do të marrim një sasi të madhe antioksidantësh që janë të dobishme për mëlçinë. Përfitimet e tij do të vazhdojnë të nesërmen: ne do të luftojmë kapsllëkun dhe do të shijojmë efektin e tij diuretik. Si kuriozitet mund të shtojmë se lëngu i qershisë ka të njëjtat përfitime si ai i rrushit. Qershitë na ndihmojnë të sintetizojmë melatoninën, hormonin përgjegjës për rregullimin e cikleve të gjumit tonë.

Çaji i kamomilit

Sigurisht në më shumë se një rast ju do të keni pirë çaj kamomili për t’u çlodhur. Kjo bimë ka një përbërje të quajtur apigenin. Apigenin është një element që duke iu bashkuar receptorëve GABA në tru, krijon një përgjigje të ngjashme me atë të një ilaçi relaksues.

Kefir me mjaltë

Siç e dini, një nga mjetet më efektive për të fjetur mirë është një gotë qumësht i ngrohtë me mjaltë. Epo meqenëse shumë njerëz nuk e tolerojnë mirë laktozin, duhet ta dini se alternativa më e mirë është kefir. Konsumi i ushqimeve të fermentuara të pasura me baktere të shëndetshme është shumë e dobishme për mëlçinë: kjo na ndihmon për të prodhuar më shumë kile nga kolesteroli. Është gjithashtu interesante të mbani mend se zefir përmirëson tretjen, parandalon kapsllëkun dhe pastron zorrët. Një tjetër efekt interesant është efekti i tij kundër stresit. Kefir përmban tryptophan, një aminoacid i shkëlqyer që së bashku me magnezin, ndihmon për të qenë më të qetë.

Qumësht bajame

Pirja e qumështit të bajames me një lugë të vogël mjaltë do të na ndihmojë të flemë më mirë. Përveç kësaj qumështi i bajameve na ndihmon gjithashtu të rregullojmë nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve, gjë që është thelbësore për humbjen e peshës në mënyrë natyrale

Uji i ngrohtë me limon

Edhe pse shpesh kjo pije rekomandohet të pihet në mëngjes me stomak bosh, mund të pihet edhe në mbrëmje para se të flemë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top