Këshilla & Arsye

May 1, 2018 | 8:13

Nga Anila Kalleshi: Plan ushqimor për meshkujt që merren me aktivitet fizik

 

Nëse doni të humbni peshë ose të qëndroni të shëndetshëm, duhet të keni një plan ushqimor me qëllim që të arrini rezultatin. Kemi krijuar plan ushqimor për t’i arritur të dyja këto.

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Duhet të konsumoni karbohidrate dhe pak yndyrna para dhe pas stërvitjes për të promovuar energji dhe rritje muskulare. Nëse po trajnoheni për të shtuar në masë, duhet të hani në këtë mënyrë më shpesh. Për vaktet që përmbajnë karbohidrate me niseshte, opsionet e vakteve janë: oriz integral, kuinoa, patatet, tërshëra, pasta integrale, bukë, drithëra.

Proteinat: Proteinat pluhur, e bardha e vezës, mishi bardhë, peshku bardhë, kos pa yndyrë.

Frutat/Perimet/Legumet: Frutat tropikale, perime jeshile dhe me fibra,fasule.

Vaji: Konsumojeni me masë të vogël për shembull: me lugë çaji dhe jo me lugë të madhe.

vegetarian-and-vegan-diet-plan-workout

Për vaktet që nuk përmbajnë karbohidrate me niseshte, opsionet janë:

Proteinat: proteinë pluhur, vezët, mishi bardhë, mishi kuq, peshku bardhë, kos pa yndyrë. Frutat/Perimet/ Legumet: Boronica, perime jeshile, fasule. Vaj: Meqë nuk kemi karbohidrate me niseshte në këtë rast do të përdorim lugë të madhe jo lugë çaji. Avokado, arra, vaj arrë kokosi, majonezë kanola, djathë me yndyrë.

5 kolonat e ushqyerjes

1.Hani 6 herë në ditë: Furnizoni trupin tuaj me ushqime të ndryshme dhe me sasi të vogla çdo ditë për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak, metabolizmin tuaj të qëndrueshëm dhe për

të stimuluar prodhimin e muskujve të rinj.

2.Limitoni ushqimet e procesuara: Ato që janë në kuti, karton ose plastikë janë ushqime me nivele të larta procesimi dhe totalisht jo të vlefshme për t’u konsumuar. Hiq nga dieta këto ushqime me

kalori shumë të larta dhe me lëndë ushqyese shumë të ulëta dhe do të keni më shumë rezultate.

3.Qëndroni të hidratuar: Konsumoni ujë dhe pije jo kalorike për të mbajtur performancën në palestër në maksimumin e saj. Evitoni pijet me sheqer pasi fryjnë pjesën e barkut dhe sabotojnë sistemin mbrojtës antioksidantë.

4.Karbohidratet strategjike: Karbohidratet vijnë në dy forma: me niseshte opsionet me veprim të shpejtë si: orizi,buka dhe makaronat të cilat rrisin shpejt sheqerin në gjak. Karbohidratet pa niseshte si frutat,perimet dhe drithërat janë më të larta në fibër dhe rrisin gradualisht sheqerin në gjak. Karbohidratet pa niseshte rrallë janë një problem. Nga një anë konsumimi i karbohidrateve me niseshte është çelësi për të bërë dhe për të mbajtur një trup në formë dhe me muskuj. Konsumojini ato në mëngjes ose pas stërvitjes dhe trupi do t’i përdor ato për t’ju ndihmuar të furnizoheni me rezervat e energjisë.

5.Proteinat: Jepini trupit tuaj proteina çdo dy orë për të maksimizuar rritjen e muskujve dhe stimulon lirimin e hormoneve të yndyrës. Burimet më të mira për proteinat janë: mish viçi, mish pule, peshk, ushqimet me laktozë të ulët dhe sojë. Një proteinë pudër mund të ndërlidhet me dietën tuaj për të siguruar që të përmbushni sasitë tuaja proteinike çdo ditë.

Nëse doni të qëndroni të shëndetshëm dhe të keni më shumë energji ky është një plan ushqimor për ju. Është i ulët në karbohidrate dhe i lartë në proteina. Përmban ushqime të pasura me antioksidantë për përmirësimin e enëve të gjakut dhe gjithashtu anti inflamatore. Dy faktorë që përshpejtojnë shkallën:

Vakti parë:

1 gjysmë kupe me kos pa yndyrë

Gjysmë kupe me manaferra

1/3 kupë me granola

3 vezë

Vakti dytë: Smoothie me dopio çokollatë dhe qershi

2 lugë me proteine pudër

1/4 kupë me qumësht arrë kokosi

3/4 kupë me qershi

1 lugë me fara liri

1 lugë kakao pudër

3 kuba me akull

2-3 gota ujë

Vakti tretë: Burger me sallatë

2 copë sallatë jeshile

200 gr. mish i grirë viçi

2 feta domate

2 copë qepë e kuqe

1 lugë ketchup

1 lugë majonez

3 kupa me mashurka

Vakti katërt: Post stërvitjes

1 Çokollatë proteinike

Vakti pestë: Karkaleca me spinaq dhe oriz integral

170 gr. karkaleca

1/4 kup me oriz integral

4 kupa me spinaq

1/4 kupë me djathë të bardhë

Gjysmë speca të kuq dhe të verdhë

2 lugë vaj ulliri

diet-tips-for-vegetarian-bodybuilders1

Shtimi në masë muskulare

 Formëzimi i muskujve të rinj kërkon një menu që është e lartë në karbohidrate dhe kalori. Por mos harroni që duke ndjekur një dietë të ndërtimit të muskujve nuk është një justifikim për të ngrënë

gjithçka. Ju duhet të hani sa duhet me cilësi të lartë dhe vlera ushqyese të larta. Plani ushqimor këtu është i menduar për djemtë që stërviten në pasdite. Nëse trajnoheni në mëngjes mund ta riorganizoni planin që të konsumoni vaktet me përmbajtje niseshteje para dhe pas stërvitjes ,dhe më vonë gjatë ditës evitojini ato.

Vakti parë: Vezë të rrahura me djathë dhe qepë të njoma

3 vezë

4 të bardha vezësh

1/4 kupë me djathë

2 qepë të njoma

2 feta bukë integrale

1 mollë

Vakti dytë: Smoothie me manaferra dhe bajame

2 lugë me proteinë pluhur

1 kupë me boronica

28 gr bajame

1 gotë me qumësht bajamesh

1 gotë ujë

3 kuba akull

Vakti tretë: Biftek me domate dhe qiqra

170 g biftek viçi

1 domate

gjysmë kastraveci

1 kupë me qiqra

1 lugë me vaj ulliri

Vakti katërt: Post stërvitjes proteinë pluhur

Vakti pestë: Pulë me kuinoa

170 g pulë

1/3 kupë kuinoa

2 lugë arra

Vakti gjashtë:

170 gr. peshk levrek

2 lugë djathë parmixhan

1 lugë gjalpë

1 kupë brokoli

Për humbjen e peshës

Për të përshpejtuar humbjen tuaj të peshës ,limitoni karbohidratet me përmbajtje të niseshtesë pas trajnimit me pesha. Ky plan ushqimor ka të theksuar zarzavatet dhe perimet me gjethe. Një mënyrë praktike për të hequr dorë nga kaloritë dhe karbohidratet.

Vakti parë: Omëletë me spinaq

3 vezë

1 copë djathi

1 kupë me spinaq

1 pjeshkë

Vakti dytë: Smoothie me çokollatë dhe gjalpë kikiriku

1 lugë proteinë pudër

2 gota qumësht çokollate

2 lugë gjalpë kikiriku

1 lugë fara chia

3 kuba akull

Vakti dytë alternativë: Smoothie krem dhe luleshtrydhe

1 lugë proteinë pudër

1 lugë fara liri

6 luleshtrydhe

3/4 kupë kos

Vakti tretë: Biftek i pjekur me avokado dhe domate

113 gr. biftek viçi

Gjysëm avokado

1 domate

Vakti katërt: Post stërvitjes

Proteinë pluhur

Vakti pestë:

85 gr. fileto pule

28 gr. pasta

1 kupë me kërpudha

2 kupa me brokoli

Gjysmë kupe salcë

1 lugë vaj ulliri

 

http://anilakalleshi.com/plan-ushqimor-per-meshkujt-qe-merren-me-aktivitet-fizik/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top