Dëshmi

May 1, 2018 | 8:15

Foto që po prek rrjetin! ‘Nëse kjo nuk është dashuria e vërtetë, atëherë unë nuk di si ta quaj’

 

Foto e një bashkëshorti që përqafon bashkëshorten e tij të diagnostikuar me demencë (dëmtim të trurit që sjell humbje të kujtesës, dhe mos logjikim), është bërë virale në rrjetet sociale.

Kjo foto është shpërndarë nga vajza e çiftit, e cila e shoqëron dhe me mbishkrimin:

ssafPrindërit e mi janë të martuar prej 34 vitesh. Nëna ime prej 5 vitesh është e diagnostikuar me dëmtim të trurit, dhe në ditën e sotme po jeton në fazat e fundi të saj”, shkruan intv.al.

Babi im kujdeset gjithë kohës për të. Ajo ka shumë raste që nuk ja kujton se kush është, por e di që pranë tij është e sigurt. Nëse kjo nuk është dashuri e vërtet atëherë unë nuk di si ta quaj”.

Në vitin 2015 Phyllis Feener, në moshën 52-vjeçare u diagnostikua me një çrregullim kronik i proceseve mendore të shkaktuar nga sëmundja e trurit , e cila shkakton çrregullime të kujtesës, ndryshime të personalitetit dhe arsyetimi të dobët.

Familja e saj u shkatërrua kur mësuan sëmundjen e Phyllis, shkruan intv.al. Pas kësaj bashkëshorti kërkoi të punojë nga shtëpia në mënyrë që të kujdesej me kohë të plotë edhe për bashkëshorten e tij.

Pas shpërndarjes së fotos nga vajza e Phyllis dhe Stanit Kelli Taylor, ajo ka shënuar një rekord shikueshmërie duke u bërë virale.

Ajo regjistron rreth 50 mijë komente dhe 314.000 pëlqime.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top