Lifestyle

January 26, 2018 | 10:39

Nga anoreksia në pasarela! Historia e 19-vjeçares që arriti të ndryshojë jetën e saj!

“Për vite me radhë duke numëruar kaloritë, duke e parë veten në pasqyrë dhe asnjëherë të mos e shohësh veten të dobët, për ngjitjen e një suksesi që nuk po vinte.”

3502562_1801_maggiegreene

Kjo është historia e Maggie Greene 19 vjeçe, që sot, dy vite me pas dhe disa kilogramë më shumë, sfilon e gëzuar për kompaninë Wilhelmina, një nga më të mëdhenjtë në këtë sektor.

Tregimi i saj është shpërndarë në Instagram, ku e bukura Maggie ka vënë në krahasim dy foto: E para ku kërkonte me çdo kusht të humbiste peshë, dhe fotoja e dytë ku e tregon të qeshur dhe me një siluete për ta pasur zili.

Ajo shkruan: “Dy vjet më parë nuk isha e lumtur, e shikoja veten në pasqyrë dhe dukesha e shëndoshë.

Nuk shkoja për darkë me miqtë apo familjen, rrija në shtëpi dhe qaja, sepse mendoja se nuk mund të haja asgjë.

Por ëndrra ime ishte të bëhesha modele, si Kate Moss”.

2

Maggie tregon për fiksimin e saj për t’u dobësuar, për faktin se duhej të peshohej çdo mëngjes, ajo tregoi edhe se si  cikli i ndaloi prej dobësimit të tepërt.

”E megjithatë – shpjegon ajo – unë haja në mënyrë të shëndetshme dhe bëja ushtrime, kështu që askush nuk mund të më akuzonte se unë ekzagjeroja”.

Deri sa një ditë, një mjek i tha se kishte kaluar përtej anoreksisë.

Dhe ajo vendosi ta dojë veten, dhe të fillonte të hante atë që trupi i saj kishte nevojë.

Pastaj erdhi kontrata me Wilhelmina dhe sot Maggie është një modele ‘curvy’ e suksesshme. “Nuk peshohem më dhe jam një grua e lumtur.

Të jesh e dobët është diçka, dhe shëndeti diçka tjetër: Është e rëndësishme të pranojmë masën tonë. Bëni si unë, do të jeni më të lumtur”.

I’m not usually a paragraph caption type of girl, but I stumbled upon the picture on the left and felt like I should share because it’s so near and dear to my heart. The picture on the left was taken two years ago this month, and the picture on the right was taken a few weeks ago. You can see obvious physical differences, but what you can’t see is the mental differences. Two years ago, I was seriously unhappy. I would look in the mirror and think I looked fat. I wouldn’t go out to eat with my friends or family and I’d sit at home and cry because I felt like I couldn’t eat anything. It was the lowest point for me, but I wanted to be a model so bad. I wanted to be glamorized for being so thin even though I was miserable. In the picture on the right, I have gained around 30-35 pounds (I don’t exactly how much. I don’t weigh myself anymore.) AND I am a much happier human being mentally. Just wanted to share because the girl on the right looks in the mirror and thinks she looks thin! Healthy looks different on everyone & it’s important to embrace your own shape and size. You’ll be much happier! ? Thank you @wilhelminamodels @amaxarmy for believing in me and giving me a chance to embrace who I am AND still chase my dreams.

A post shared by Maggie Greene (@maggieisgreene) on

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top