Është një sindromë e karakterizuar nga ankthi dhe frika se mos subjektet do të përjetojnë përsëri të njëjtat ngjarje të rënda apo trauma , agresione fizike apo seksuale, aksidente , etj., që ata mund t’i kenë kaluar më parë.
Gjatë natës këta pacientë mund të shohin ëndrra, në të cilat shfaqen kujtimet e lidhura me ngjarjen traumatike fillestare, mund të shfaqen makthe.
Të gjitha këto dukuri ndikojnë dhe shkaktojnë pagjumësinë. Pjesa më e madhe e këtyre pacientëve përmirësohen, falë trajtimit me psikoterapi individuale apo grupi, e cila duket se është tepër e dobishme, sidomos në momentin e parë të shfaqjes së sindromës.
Antidepresivët dhe neuroleptikët, sidomos këta të fundit , janë të dobishëm në rast se pacientet shfaqin halucinacione.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.