Posta

November 14, 2017 | 11:04

Posta/ Ndihem e ezauruar dhe nuk po ec dot përpara

disenfranchised-grief

Ndonjëherë ndjej keqardhje për veten time. Punova shumë, kalova vështiresi nga më të ndryshme. U vetsakrifikova me kokëfortësinë dhe dinjitetin e vajzës së rritur. Edhe pse kalova një fëmijëri larg lodrave dhe dashurisë ju përkushtova të ardhmes, që prentendoja se do të më ndryshonte jetën. Tani që jam pranë vijes së Finishit (realizimit të ëndrrës sime) ndihem e bllokuar dhe e lidhur me disa ”litar” që s’më lejonë të eci. Jo vetem që s’kam fuqi per t’i zgjidhur, por kam nevojë vetëm të pushoj. Tani tërë energjitë e mia kanë ngecur aty duke punuar për vetbesimin dhe mbushur boshllëqet e së kaluares. Por ajo që më dhemb është se ndodhem në kulmin e moshës ku duhet të vendos për jeten time të cilën po e përjetoj “në gjumë” dhe parë veç kohçn që kalon për të mos u kthyer kurrë më.

Adelina Pjetra Psikologe Klinike & Terapiste Emdr

Adelina Pjetra
Psikologe Klinike & Terapiste Emdr

Përgjigjia nga psikologia:

Nga ajo çfarë keni shkruar më lini të kuptoj që gjatë gjithë jetës keni nxituar drejt të ardhmes , pa i lejuar vetes të shijoni çdo etapë dhe moment të të tashmes, duke ju sjellë frustacion dhe mbi ngarkesë. E gjitha kjo sot ju vjen si një super lodhje dhe paaftësi për të shijuar çfarë keni arritur duke ju penguar të planifikoni çfarë dëshironi për të ardhmen. Ndoshta tani ju po ktheni kokën pas dhe po pyesni veten: A ja ka vlejtur e gjithë kjo maratonë në jetën tuaj? Dhe ku jeni sot?

Vendosja në peshore e së kaluarës me të ardhmen mund të krijojë një hendek të tillë që mund të sjellë disbalancë në të jetuarit e të tanishmes . Duke ju krijuar edhe gjendjen “e përgjumur” në të cilën ndodheni .

Vetëm për shkak se ndiheni sikur nuk do të bësh diçka nuk do të thotë se nuk mund ta bësh. Dikur ishit plot energji dhe ëndrra. Nëse kjo është personi që dëshironi përsëri të jeni, atëherë detyroni veten të bëheni. Askush nuk mund ta bëjë këtë për ju.

Si po ju ndihmon të uleni duke menduar rreth të gjitha gjërave që nuk bëni / nuk mund të bëni më?

Duket sikur keni gërmuar një gropë goxha të thellë  për vetëvlerësimin tuaj të ulët rreth vetes, por nuk duhet të jetë i përhershëm. Filloni të ndryshoni gjërat që po i thoni vetes. Krijo një vizion për të qenë personi që dëshironi të jeni. Përqendrohuni në atë që dëshironi dhe largohuni nga mendimet rreth atyre që nuk dëshironi.

Unë mendoj se ju jeni duke i bërë shumë presion vetes për t’u pranuar nga të tjerët. Ju lutem mos e bëni.

Ka disa gjëra që duhet të mbani mend:

  1. Gjërat ndryshojnë, por mos lejoni që personi që ju jeni në të vërtetë të ndryshojë.
  2. Jini e natyrshme në bisedat tuaja. Nëse gjithmonë duhet të mendoni para se të flisni, do të duket mekanike dhe artificiale. Pra vetëm merrni frymë dhe të jetë e natyrshme. Nëse jeni vetëm vetëvetja, do të tërheqni njerëzit që në të vërtetë ju pëlqejnë.
  3. Mos u bëni shumë e ashpër me veten. Ka raste kur ne dyshojmë rreth vetes për çdo gjë të vogël, por kjo nuk është e nevojshme. Mësoni të jetoni me personalitetin tuaj unik.
  4. Përqafoni papërsosmëritë tuaja. Mësoni të jetoni me to për momentin. Gjithkush i ka këto në një moment të caktuar. Nuk ka asgjë të keqe me këtë. Kini gjithmonë besim dhe mos lejoni që diçka e vogël (ose mikroskopike), si një puçërr, të thyejë besimin tuaj.
  5. Jeta është e shkurtër. Shumë e shkurtër. Është gjithashtu e pasigurtë. Kjo vlen për të gjithë. Pra, jetoni çdo moment sa më të plotë. Mos kini keqardhje, por ndërkohë të keni disa kujtime të shkëlqyera.
  6. Mos e humbisni veten në turmë.
  7. Ekziston një anë e çuditshme tek të gjithë ne. Mos lejoni që kjo anë e jotja të vdesë.

Thjesht buzëqeshni, përshëndesni dhe flisni. Do të dalë gjithçka jashtë  në mënyrë të natyrshme. Dhe më besoni se nuk do të jeni e vetmja që do të përpiqet, personi tjetër do të jetë gjithashtu.

Mos lejoni që dikush të thyejë atë që ju jeni. Ju thoni se jeni duke humbur veten. Por vetja juaj e vërtetë është vetëm brenda jush. Mos dyshoni për veten dhe personin të cilin jeni në të vërtetë, ju do të ndriçoni.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com