Mirëqenie

September 1, 2018 | 8:17

Nga Anxhela Peza: Dobitë e lojës jashtë në natyrë tek fëmijët

Fëmijët e ditëve të sotme e kalojnë pjesën më të madhe të kohës brenda kushteve të mbyllura. Këtu mund të përmendim shtëpinë e tyre apo shtëpinë e shokëve, ambiente të cilat kanë lojëra brenda dhe lloje dyqanesh. (Megjithatë nuk është se dua të bëj me faj prindërit pasi vetë dinamika e jetës na ka kushtëzuar që të mund të mbetemi brenda këtyre ‘kornizave’).

Anxhela Peza Psikologe Klinike  dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Dëshiroj të bëj me dije se cilat janë dobitë e mjedisit të jashtëm për zhvillimin e fëmijës, pasi kushtet e brendshme e limitojnë atë.

Është e vështirë të imitosh lojërat që bëhen jashtë të realizohen brenda. E pamundur të riprodhohet ndjenja e lirisë. Mjedisi i jashtëm të ngjall kureshtjen e eksplorimit.

Zhvillimi i aftësive motorike madhore, duke ushtruar hapat esencialë për të nxënët në të ardhmen. Fëmija është shumë i përfshirë në lojën përjashta si fizikisht ashtu dhe kognitivisht.

Zhvillohet imagjinata, kreativiteti, lloje strategjish etj.

1Marrëdhëniet ndërpersonale janë shumë të shëndetshme për llojin e organizimit të lojës. Të rejat dhe të papriturat e natyrës ku luajnë fëmijët rrit fleksibilitetin e suksesit përreth. Redukton stresin tek fëmijët, dhe rrit lumturinë e tyre.

Natyra jashtë ofron një lloj diversiteti mjaft të gjerë ku fëmijët bien preh për shkak të kuriozitetit. (marrëdhënia me bimët, kafshët, insektet etj).

Një mjedis ideal për fëmijët parashkollorë është një ambient mësimor që ka rrjedhshmëri, cilësi të lartë, është i strukturuar dhe i planifikuar me kujdes, i orientuar drejt lojës brenda dhe jashtë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top