Në fokus

May 26, 2018 | 12:15

Nga Anxhela Peza / Paqëndrueshmëri apo diplomaci?

Kushdo që do të hapte një bisedë për tiparet e njeriut, do e niste duke thënë se do kishin dashur të takonin njerëz me karakter të fortë e të vendosur. E ndoshta në mënyrë indirekte nënkupton që tjetri është i tillë. Shqiptarët i kanë lejuar vetes disa atribute vlerash, të cilat me kalimin e kohës nuk qëndrojnë më. Për shembull, le ta lidhim me “besën”, fjalën e dhënë, si rregullatori i një popullate.

Anxhela Peza Psikologe Klinike  dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Njeriu zhvillohet së bashku me kohën, e kjo sigurisht sjell ndryshim në personalitetin e gjithsecilit. Personalisht do e lidhja me fenomenin social mjedisor e më pas në planin individual. Ne kemi qenë të pushtuar nga greku, italiani, turqit me konflikte, të cilat ende vazhdojnë me serbët dhe maqedonasit. Nevoja për mbijetesë na ka bërë të jemi më “diplomatikë”, duke parë interesat tona. Po marrim si shembull gjyshërit tanë, të cilët thënë popullorëshe, jetuan kohën e mbretit Zog, të komunizmit, të demokracisë, e deri tanimë me një tranzicion të vazhdueshëm brenda dhe jashtë vendit. Kjo në shoqërinë tonë nuk u ndesh më, por u kthye “mirëmëngjesi interesi”. Fundja, të jetuarit në kapitalizëm këtë aspiron.

Duke qenë psikologe nuk mund t’i shmangem komentit se çdo gjë fillon nga fëmijëria e njeriut, duke vënë në rol thelbësor prindërimin dhe mjedisin e rritjes, të cilët janë përcaktorë të fortë të personalitetit të njeriut. Do konsideroja natyrat e buta, të cilat e kanë të vështirë të thonë “JO”, nuk i bëjnë dot ballë presionit të dikujt apo imponimit. Kjo pjesë nuk ka lidhje më të qenit i paqëndrueshëm. Këta individë janë të këqijtë e vetes, e mundojnë veten më shumë se sa duhet për të qenë në rregull me të tjerët.

Ka tre lloje karakteresh: ai që tregojmë, ai që kemi dhe ai që mendojmë se kemi. Brenda psikikës së njeriut këto të tria vërviten, qoftë në luftë me njëra-tjetrën, e qoftë në harmoni. Sot çmojnë fort njerëzit me integritet, që kanë integritet. Njeriun me integritet duan të gjithë ta kenë në familje, ta kenë komshi, ta marrin në punë, ta kenë mik e bashkëqytetar.

Por integriteti ka nevojë për dy shtylla të forta e jo të lehta për t’u pasur. Karakteri dhe Ndershmëria. Këto janë parimisht, pasi praktikisht është në modë diplomacia. Kush është i tillë mbetet i suksesshëm. Njerëzit që janë shumë inteligjentë dhe të kulturuar janë një sfidë e madhe për psikologun apo psikiatrin të shkatërrojë këtë ide. Një grup i madh vihet në funksion të eliminimit të veprimit. Largimi i sendeve të mprehta, moslënia vetëm, etj.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 125

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top