FB

November 3, 2023 | 8:06

Nga Arsejda Gjyli / Feminizmi, prirja për emancipim të grave dhe ndikimi i partnerit në cilësinë e jetës

Në gjykimin e përditshëm jemi të dyzuar mes aludimeve se, nëse pavarësia ekonomike na jep apo jo edhe pavarësi emocionale, apo e thënë ndryshe sa të pavarur jemi ne nga aspekti emocional ndaj partnerit nëse kemi arritur një formë të pavarësisë ekonomike?

Nga Arseja Gjyli 

Pavarësia ekonomike në shoqërinë shqiptare është një koncept i lidhur ngushtësisht me lirinë vetjake. Përgjatë viteve të fundit shohim një tendencë të femrave për arsimim, emancipim, liri ekonomike dhe rrjedhimisht pavarësi ekonomike. Duke gatigati se kjo liri e kërkuar me kaq ngulm, tenton të balancojë pamundësinë që femrat kanë në vendimmarrje madje edhe për vendimet më të rëndësishme të jetës së tyre. Familja shqiptare me tipare konservatore dhe patriarkale është e mbështetur ngushtë në vendimmarrjen e babait si kryetari i familjes. Të ndodhura ne këtë kontekst, një prirje emancipuese e femrave përmes koncepteve feministe sot po afirmon figurën e gruas si një figurë e pavarur. Natyrisht që kjo qasje natyrshëm ndikon edhe mënyrën se si femrat qasen ndaj marrëdhënieve ndërpersonale me parterin e ardhshëm, të dashurin apo bashkëshortin.

Prirja emancipuese bën të mundur që partnerët të gëzojnë të drejtën për të zgjedhur vetë partnerin e tyre si dhe për të krijuar njohje ndërpersonale të bazuar tek afeksioni dhe respekti reciprok por mbi të gjitha tek barazia. Lëvizjet feministe priren të kërkojnë mbështetjen e raportit femër-mashkull tek barazia përmes emancipimit të gruas në shoqëri, por mbi të gjitha të zhbërjes së imazhit të mëparshëm të gruas në sytë e partnerit. Ndaj të ndodhur në këto rrethana mund të themi se partneriteti është shumë i rëndësishëm, kjo sepse marrëdhëniet nuk janë të bazuara vetëm në relacionin ekonomik por mbi të gjitha me lidhjen shpirtërore. Sado të emancipuar apo ekonomikisht të pavarur të jemi cilësia e jetës varet shumë nga partneri që kemi në krahë. Identiteti vetjak nuk ndikohet nga partneriteti, por mbi të gjitha ajo që ndikohet është cilësia e jetës që kemi në plan emocional, qetësia shpirtërore dhe harmonia familjare, mënyra se si i edukojmë fëmijët, anomalitë sho qërore që rrjedhin nga marrëdhënie familjare të dobëta, tradhtia, dhuna, divorci, etj.

Të gjithë këto elementë duke përfshirë edhe vetëaktualizimin dhe premisat për sukses apo arritje vetjake, lidhen shumë me partnerin që ne zgjedhim të kalojmë jetën. Shumë femra në ditët e sotme vuajnë dhe mbeten pas, prej vizionit të dobët dhe posesivitetit të meshkujve që kanë në krahë. Ndaj, përpos emancipimit dhe koncepteve feministe të barazisë, duhet që fillimisht të ndryshojë mënyra se si familja e trajton dhe e sheh vajzën dhe gruan e më pas mënyra se si partnerët e trajtojnë njëri-tjetrit. Jo vetëm pavarësia ekonomike por mbi të gjitha harmonia dhe lidhja emocionale e bazuar tek respekti reciprok, krijojnë një marrëdhënie të shëndoshë mes dy individëve.

 

 

 

 

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.185, muaji Nëntor 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top