Psikofakt

February 14, 2018 | 10:50

Nga Arsejda Gjyli: Kur dhuna përkëdhelet!

Theksoj që në krye të radhës, se arsyeja e këtij shkrimi është tërësisht humane dhe ndjesore, referuar rasteve të fundit të dhunës ushtruar ndaj fëmijëve në kopshte dhe shkolla, e rëndom jetimoreve, dhe symbyllazi, grave dhe fëmijëve biologjikë ose jo të ushtruesve. Dhuna vjen nga individë që për arsye psiko-sociale ushtrojnë këtë lloj ‘sporti’, i cili kohëve të fundit ndiqet nga shoqëria me një kërshëri si prej ‘Kampionati Evropian’ dhe për të cilin reagueshmëria as që i ngjan ndonjë padrejtësie të bërë në fushën e lojës.

Nga Arsejda Gjyli, lektore në shkencat politike, analiste

Nga Arsejda Gjyli, lektore në shkencat politike, analiste

Disa orë më parë rastisa të shoh një video të publikuar dhe denoncuar nga emisioni ‘Stop’ në Tv Klan. Nuk di të them saktësisht me fjalë ndjenjën e tmerrit që përjetova duke parë atë video. Nëse ka diçka që vërtetë, duhet luftuar në mënyrë urgjente është ky fenomen nëpërmjet dënimit më të rëndë kundrejt këtyre ‘mutacioneve njerëzore’ që prodhohen në shoqëri!

Dua shkurtimisht të theksoj një qasje timen mbi dhunën dhe besoj se nëpërmjet kësaj logjike njerëzit jo më, të hedhin e presin fajin e gjenezës së ushtrimit të dhunës në shoqëri, por të fillojnë të kuptojnë se mosreagueshmëria publike bëhet arsye edhe më e fortë që njerëz të tillë të vazhdojnë edhe kultivojnë veprime të tilla të dhunshme.

foto

Pse dhuna po përkëdhelet?

Dhuna po përkëdhelet nga shoqëria, e cila gjithmonë e më tepër po bëhet shurdhmemece ndaj gjithçkaje të padrejtë që ndodh ‘jashtë shtëpisë së vet’, duke kultivuar një fjetje totale ndaj asaj që cenon të tërë shoqërinë. Logjika e vetme tanimë është ajo e individualizmit, ku gjithçka që nuk na cenon ne, familjen tonë, mjedisin adekuat e shumëçka që përbën interesin tonë imediat ‘is not our business’.

Dhuna po përkëdhelet, sepse po praktikohen modelet Evropiane dhe Amerikane për të ngritur një sistem të drejtë shoqëror dhe reformator, duke lënë në hije plagën e shoqërisë shqiptare, në të cilën prindi vret fëmijën e tij biologjik si pasojë e simptomave mendësore dhe emancipimit, i cili është bërë dënuesi kryesor i nderit të familjes.

Dhuna po përkëdhelet, sepse dënimet kundrejt dhunës (pa iu veshur konotacionin komunist), thjesht u japin një shuplakë veprimeve të cilët duhen dënuar barazvlefshëm me dëmin e shkaktuar. Nëse një edukatore dhunon barbarisht fëmijën e dikujt, i cili duke besuar këtë institucion shtetëror apo privat qoftë, e dërgon fëmijën siç thotë një këngë e famshme e Iron Maiden, “Bring your daughter to the slaughter!”, atëherë personi apo institucioni përgjegjës duhet të dënohet pa kompromis.

dhuna

Nëse nuk ka reagim, atëherë hesapet do të lahen me format kanunore, të shlyerjes dhunës me dhunë.

Së fundmi për tërë shoqërinë duhet kuptuar se: “Dhuna në vetvete është fenomen dhe si i tillë nuk ka ngjyrë, dimension, apo emërtim shtetërorë. Nuk ka dhunë shqiptare, dhunë amerikane, apo dhunë franceze, por ka thjesht dhunë, e cila në mbarë botën ushtrohet për arsye të ndryshme psiko-sociale të individëve që e ushtrojnë. Ndaj duhet luftuar si fenomen social e jo nacional.

  • Nuk dhunojmë sepse jemi shqiptarë, por dhunojmë sepse jemi njerëz, kemi probleme qoftë psikologjike apo mendësore të një egoje të sëmurë.
  • Dhunojmë sepse jemi të prapambetur dhe të edukuar keq në një mjedis që nuk pranon dot kodet e reja të zhvillimit social dhe rrjedhimisht përbëjmë një rrezik të madh për shoqërinë!
  • Binomi qeverisje-shoqëri, duhet të zhvillojë shqisat ndjesorë për rastet e dhunimit apo edhe vrasjes së personave që bëjnë pjesë, në ‘familjen e madhe sociale’.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top